Në media u raportua se sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, Plarent Ndreca ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj tha se Ndreca nuk është larguar por është zhvendosur, duke e quajtur një lëvizje normale në administratë.
“Nuk është larguar por ka ikur, është lëvizje normale në administratë. Nuk ka lidhje me tenderat sekretari i përgjithshëm, pasi ka një agjenci që merret me to”, tha Lleshaj.