Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pranuar se policia shqiptare ushtron dhunë ndaj qytetarëve shqiptarë. I ftuar në “Real Story”, Lleshaj tha se policia shqiptare vërtet ushtron dhunë, por më pak sesa ajo europiane. Ndër të tjera Lleshaj shtoi se qyetarët në Shqipëri ndihen të sigurtë edhe natën dhe kjo falë punës që sipas ministrit bën policia.
“Nëse flasim për perceptimin publik, perceptimi është në nivelin më të lartë të përkrahjes publike për Policinë e Shtetit. Qytetarët ndihen të sigurtë në Shqipëri edhe kur janë natën. Policia dhunën përgjithësisht nuk e tejkalon dhunën, në krahasim me policitë e tjera të vendeve perëndimore përdorin më pak dhunë. Sjellja e policisë në Shqipëri është mjaft e moderuar. Ne do të donim që zgjedhjet të largoheshin nga policia”, tha Lleshaj ndër të tjera.