• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Salman Rushdie humb shikimin nga një sy dhe lëvizjen e një dore nga sulmi

23/10/2022
Salman Rushdie humb shikimin nga një sy dhe lëvizjen e një dore nga sulmi

Shkrimtari Salman Rushdie ka humbur shikimin në njërin sy dhe përdorimin e njërës dorë. Kjo si pasojë e goditjes me thikë në Nju Jork në gusht.

“Ai ka rreth 15 plagë të tjera në gjoks. Ishte një sulm brutal”, – tha Andrew Wylie, një agjent i tij me bazë në Nju Jork, për gazetën spanjolle El País.

Wylie tha se nuk mund të zbulonte vendndodhjen e romancierit. Rushdie është përballur prej kohësh me kërcënime me vdekje për romanin e tij të vitit 1988 “Vargjet Satanike”. Shumë myslimanë e konsiderojnë librin si blasfemi. Personi i akuzuar për sulmin, Hadi Matar, 24 vjeç, i lindur në SHBA, është deklaruar fajtor për tentativë vrasjeje.

“Ai ka humbur shikimin e njërit sy. Ka 3 plagë të rënda në qafë. Njëra dorë është e paaftë sepse i ishin prerë nervat në krah” – tha agjenti. I pyetur nëse autori ishte ende në spital, ai u përgjigj: “Nuk mund të jap asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Ai do të jetojë… Kjo është gjëja më e rëndësishme.”

Sulmi ndodhi në Institutin Chautauqua në shtetin e Nju Jorkut më 12 gusht. Rushdie ishte gati të mbante një fjalim për mënyrën sesi SHBA ka shërbyer si strehë për shkrimtarët. Romancieri u detyrua të fshihej për gati 10 vjet pas botimit të Vargjeve Satanike. Shumë myslimanë thanë se portretizimi i Profetit Muhamed fyente besimin e tyre.

Ai u përball me kërcënime me vdekje edhe nga udhëheqësi i atëhershëm iranian, Ayatollah Ruhollah Khomeini. Ai nxori një fetva – apo dekret – duke bërë thirrje për vrasjen e Rushdie. Për këtë ai vendosi një shpërblim prej 3 milion dollarësh për kokën e autorit. Fetvaja mbetet aktive dhe megjithëse qeveria e Iranit është distancuar nga dekreti i Khomeinit. Një fondacion fetar pothuajse zyrtar iranian shtoi 500 mijë dollarë të tjera në shpërblim në 2012.

“Rreziku kryesor është ai me të cilin ai u përball për shumë vite pas vendosjes së fetvasë. Tani del një person i rastësishëm nga askund dhe sulmon. Pra, nuk mund të mbrohesh nga kjo. Është krejtësisht e papritur dhe e palogjikshme. Ishte si vrasja e John Lennon” – tha ai.

Rushdie lindi në Indi në vitin 1947. Ai u dërgua në shkollë me konvikt në Angli përpara se të studionte në Universitetin e Kembrixhit. Në vitin 2007, ai u shpall kalorës për shërbime në letërsi. Sulmi pasoi një valë mbështetjeje për të ndërsa ajo u konsiderua gjerësisht si një sulm ndaj lirisë së shprehjes. ©LAPSI.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

E rëndë në Greqi, pasagjeri sulmon me thikë kapitenin e anijes me turistë
Lajme

E rëndë në Greqi, pasagjeri sulmon me thikë kapitenin e anijes me turistë

10/05/2025
Papa i ardhshëm nga Afrika?
Lajme

Papa i ardhshëm nga Afrika?

26/04/2025
Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut
Kryesore

Pesë momente historike nga varrimi i Papa Françeskut

26/04/2025
Prapaskenat e Konklavës: Misteret e kardinalëve që zgjedhin Papën e ri
Lajme

Prapaskenat e Konklavës: Misteret e kardinalëve që zgjedhin Papën e ri

21/04/2025
I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit
Pikante

I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

21/04/2025
Hapet testamenti i Papës: Më varrosni direkt në tokë, nuk dua zbukurime mbi varr
Kryesore

Hapet testamenti i Papës: Më varrosni direkt në tokë, nuk dua zbukurime mbi varr

21/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Këlcyrë/ 17-vjeçarja konsumon ilaçe dhe përfundon me urgjencë në spital

13/05/2025

Përmbysje në Gjirokastër, Piro Dhima i dyti më i votuar pas Tërmet Peçit, Anila Dhimitri spostohet në vendin e tretë (rezultati)

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al