• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sali Berisha si Tinto Brass, por vetëm në revolucion s’ka seks!

13/02/2023
Sali Berisha si Tinto Brass, por vetëm në revolucion s’ka seks!

Nga Ardit Rada

Sali Berisha ka një javë që shantazhon diplomatët e huaj në Shqipëri, se disponon video me përmbajtje erotike. Inatin e ka me Yuri Kim të SHBA dhe Alastair King-Smith të Mbretërisë së Bashkuar, por nuk ua adreson atyre videot drejtëpërdrejt. Qëllimi është i qartë: Të mbajë nën presion sa më shumë diplomatë që përfaqësojnë vendet e tyre në Shqipëri, sepse mund të këtë dhe të tjerë që e kanë në listën e zezë.

Turpi i parë në këtë histori është fakti se një 80-vjeçar shantazhon me video erotike, pavarësisht se çfarë përfaqëson dhe sa zgjedhës ka pas. Nuk besoj se Sali Berishën e kanë votuar për të sfiduar regjisorin italian të filmave me pullë të kuqe, Tinto Brass. Turpi i dytë ka të bëjë me mentalitetin që përfaqëson ky individ sa herë që drejtësia kujtohet për të.

Në momentet që dhëndrin ia therrasin për ish-kompleksin Partizani dhe djalin për Gërdecin, ky njeri i dalë mendsh para kamerave përpiqet t’i prekë në sedër shqiptarët se McGonigal, ambasadorë dhe anëtarë të qeverisë kanë bërë seks. Dhe mbrohet kur i kërkojnë hesap publikisht se “nuk bien në nivelin që t’i publikoj”. Shkon edhe më tej, duke fyer gratë e Kuvendit: “Kush është e interesuar? Kush ka frikë? Se ua nxjerr unë, por pranojeni kush ka frikë”.

Por kush nuk bën seks Sali? Seksi është i ndaluar vetëm gjatë revolucionit. “Në revolucion nuk ka seks, ka miqësi revolucionare” – thoshte një ish-idhulli yt para se të ndërroje lëkurë.

Në ditën e dytë të revolucionit duket se populli e ndëshkoi këtë personazh të lodhshëm e të lodhur më shpejt se mazhoranca dhe drejtësia. I katandisur një thelë si kokoshi i fabulës, braktisja që i kanë bërë atij është përgjigja më e mirë për zgjedhjet që pritet të vijnë. Por është edhe një tregues për gjysmën tjetër të opozitës nëse ia vlen të bashkohen më një çerek opozite dhe një gjysmë burrë?!

Sot Shqipëria diskuton në Perëndim se kur do të bashkohet me Europën. Kjo është sfida e vërtetë, që me ç’duket e pengon akoma Sali Berisha që do të na paraqitet si arshivist përgjimesh. Ndaj, në mos drejtësia të bëjë punë, lidheni me këmishën e forcës. Se ia mori fytyrën një vendi të tërë…/Javanews.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë
Lajme

Tv grek: Rama drejt mandatin të katërt si kryeministër i Shqipërisë

12/05/2025
“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?
Lajme

“Zhdukja” e Gaz Bardhit, analisti pyet zëdhënësin e PD: E kanë marrë peng?

12/05/2025
Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS
Lajme

Përfundon numërimi në Finiq, fitore e pastër e PS

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al