Sali Berisha ka foluar për ambasadorë të përfshirë në afera rozë dhe që nuk kanë zbatuar si duhet detyrën.
Pa përmendur emra, Berisha solli në vëmendje rastin e një diplomati në Tiranë, për të cilin disponohen video intime me persona në “livadhin e qeverisë”.
“Kur diplomati dashurohet në livadhin e qeverisë dhe ato të veshit ja kthen të gjitha në puthje qeverisë dhe shkelma opozitës ky është konflikt i hapur interesi.
A do të të them unë ty, që është larguar tjetri, shumë i rëndësishëm, ambasador i filmuar. Të lutem, nuk flas kot, hiqe nga mendja se unë i lejoj vetes të flas kot,’’ – u shpreh Berisha.
Kryedemokrati tha se kundërvënia ndaj Yuri Kim nuk i leverdis, por kurrësesi nuk mund të pranojë këtë sjellje që ambasadorja ka ndaj Shqipërisë.
Ai thotë se kërkon që SHBA t’i këkojë të falur që e shpalli non grata.
“Unë e di që arroganca e atyre që kanë firmosur për non gratën time nuk lejon të kërkosh të falur, por unë kërkoj të më kërkojnë të falur. Unë kam durim,” – u shpreh Berisha.