Ka vetëm një mundësi që Vangjel Tavo të rizgjidhet deputet në zgjedhjet e 25 prillit; të rikthehet te Partia Socialiste pas rreth 10 vitesh militimi te LSI-ja. Natyrisht që nuk është meraku ynë se zgjidhet apo jo deputet Vangjel Tavo, përkundrazi, ne besojmë se ai e ka mbyllur ciklin e vet politik pasi ka mbi 20 vjet në Kuvend e nuk ka çfarë jep më tepër. Vota për të do të ishte thjesht e çuar dëm.
Por duke parë lëvizjet e fundit nga radhët e njerëzve me peshë te LSI si Lefter Koka e Nasip Naço së fundi, nuk është çudi që edhe Vangjel Tavo të bëjë po të njëjtën gjë, të braktisë Monika Kryemadhin. S’ka asnjë problem për akuzat e tij të shpeshta kundër Ramës apo etiketat “sekti i rilindjes” etj. Tavo është nga ai takëm politikanësh pa din e pa iman që në funksion të interesave të tij është në gjendje të bëjë kompromis me këdo. Ju kujtohen kohë më parë akuzat ndaj ish-kryebashkiakut Flamur Bime. “Flamur betoni”, “Flamuri që ka duart me gjak nga pallati i rrëzuar” e të tjera si këto, që i patëm dëgjuar asokohe nga Tavo, por më pas ai ishte pranë Bimes në fushatën e vitit 2013 e më pas në fushatën e 2015.
Nëse hap arkivat me siguri gjen edhe raste të tjera. Sidoqoftë rikthimi i Vangjel Tavos në PS do të ishte një lëvizje surprizuese në qarkun Gjirokastër, i mbetur tashmë me 4 deputet. I treti në listën e socialistëve ai do të kishte mundësi reale për t’u rizgjedhur, madje pa shpenzuar dhe shumë para as me televizionin që ka marrë me qira as me orvatje të tjera lart e poshtë. Sigurisht që nuk është e moralshme si lëvizje, por të kërkosh moral në politikën shqiptare është njësoj si të kërkosh femra të virgjëra brenda një shtëpie publike. Deri një muaj para zgjedhjeve edhe Tavo është në kohë të ‘kapërcejë ylberin’ njësoj si Lefteri e Nasipi.
©argjiroja.net