• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Xhunga: Media po përzë shqiptarët nga vendi i vet

11/03/2023
Rudina Xhunga: Vajzat shqiptare tani kanë turp të thonë se punojnë në Dubai, ato nuk ofrokan seks, por gojën si tualet njerëzor

Për gazetaren Rudina Xhunga, rolin kryesor për largimin e shqiptarëve nga vendi, përveç politikës, e luan media dhe se kjo gjë nuk është e rastësishme, por e qëllimshme.

E ftuar në emisionin “Arnautistan” Xhunga tha se kjo “dëshirë” për të larguar njerëzit nuk dëmton Ramën dhe Berishën, por vetë njeriun që ikën, që nëse kthehet, do e gjeje të zënë, gjithë çfarë kishte më parë.

“Tani ka shumë njerëz që kanë krijuar oazet e tyre. Shqipëria e 2023 është kaq larg Shqiperisë 1993. Jam munduar në të gjitha kohët. Kur nuk flitej për turizmin unë shpika emisionin për turizmin. Shkoja në Durrës, i kërkoja, i lutesha: A mund të dalësh të flasësh për turizmin?

-‘Çfarë turizmi’ thoshin ata. ‘Ne s’kemi drita dhe ujë. Kush të tha të vije tek ne?’
Nëse nuk e shikon atë që do të vijë, kot që bën intervista. Une e imagjinoj, pastaj e tregoj Shqiperinë. Unë s’jam aty për të marrë rrogën. Jam aty se besoj. Sot kam krijuar një profil tjetër. Kjo erdhi rastësisht. Dritare TV është TV online, i vetmi në vend dhe aty punoj unë, Dritan Hila dhe shumë gazetarë të rinj, të sapidiplomuar. Shihet më shumë jashtë vendit.

Dhe ndaj nisem të krijoj njerëz siç kam krijuar gjithmonë. Rama nuk ishte në politikë, para se të intervistohej nga ne, apo Veliaj. Duhet ngahera të gjesh njerëz të rinj, t’i krijosh dhe promovosh.

Ka kaq shume njerëz, ka kaq shume histori sa nuk e kuptoj pse ende TV i marrin analistët njeri- tjetrit. Shqipëria 10 milionë, ka milona histori. Duhet vetëm njerëz që dëgjojnë.

Tani jemi në episodin e “Rrëfimet e marsit” ku njerëzit tregojnë çfarë kanë ndodhur, si jeta e tyre u transformua për të ndryshuar përgjithmonë në ’97. Paralel me këtë është seria e episodeve: Unë, ika me fuçi nga Vlora.

Histori jete të atyre që e lanë dikur këtë vend.

Përveç politikës rolin kryesor për largimin e shqiptarëve e luan media, mendoj se e bën me qëllim nuk është e rastësishme. Si për turizmin që në prag të sezonit dalin një lumë faturash, nga ato që tregojnë sa i shtrenjtë është turizmi dhe sa i keq.

Shqipëria ne media tregohet në ditën më të keqe shihet me gotën bosh, me kriminelë që vriten rrugës, drama, tragjedi, korrupsion, një vend të pajetueshëm.

Fjala e keqe, tregimi i keq, të përzë. Po keq për ne. Nuk do bëhet më mirë po të ikin të gjithë. Dhe keq për ta.

Kur të kthehen nuk do të ketë më vend, do ta kenë zënë vendin e qiellit dhe të diellit. Dëshira për t’i larguar njerëzit nga ky vend nuk do të dëmtojë Ramën apo Berishën, por individin që po ikën dhe kur të kthehet, nëse mund të kthehet nuk mund të ketë më vend, do të jetë vend i zënë.

Unë kam ikur nga Vlora fëmijë dhe kur kthehem e shoh qe vendi im i kujtimeve dhe shtëpia ime e fëmijërisë, është e zënë”, tha ajo.

Related Posts

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit
Lajme

“Gardianët kamufluan vetëvrasjen, mbaroi në duart e tyre”, dëshmia shokuese për vrasjen në Burgun e Reçit

03/07/2025
“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull
Lajme

“1 shqiptar në 50 ndodhet në burgjet britanike, nuk qëndron”, gazetari Manaj: 50 mijë shqiptarë ndodhen vetëm në lagjen time në Londër, janë mbi 300 mijë në ishull

03/07/2025
Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin
Lajme

Debati për emigrantët në Britani, Artan Hoxha: Punëtorët e “shtëpive të barit” rekrutohen në fshatra! Ja si shmangin gjurmimin

03/07/2025
Habit Blendi Fevziu, tregon sa paguhet në muaj
Kryesore

Rast skandaloz në Tepelenë, Fevziu: Gruan dhe vajzën time nuk e lejuan të futet në tualetin e lokalit

03/07/2025
Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë
Lajme

Plagosje me armë zjarri në Durrës, autori në arrati! Dyshimet e para të policisë

03/07/2025
I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin
Lajme

I vuri flakën mbeturinave në Jallë të Nartës, arrest me burg për 38-vjeçarin

03/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez, zbulohen detajet e marrëveshjes paramartesore

03/07/2025
Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

Zhegrova do gjejë skuadër të re! Presidenti i Lille: Presim largimin

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al