• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Xhunga: Arrestimi i ish-kryebashkiakut të Lushnjes, një lajm i mirë!

08/07/2021
Rudina Xhunga ka një propozim: Rama dhe Basha të bëhen bashkë për fushatën e vaksìnimit

Arrestimin e kryebashkiakut të Lushnjes gazetarja Rudina Xhunga e cilësoi një lajm të mirë. E ftuar në Lajmet në Dritare TV, Xhunga u shpreh se ka ardhur koha të ndërrojmë mendim Shqipërisë që e quan korrupsionin të pranueshëm.

“Arrestimi i zotit Tushe për mua është një lajm shumë i mirë. Me këtë nuk jam duke thënë që ky lajm me gëzon, apo arrestimet janë lajme te mira. E kam prekur, pëllëmbë për pëllëmbë, Shqipërinë në këto vite, përmes emisioneve te turizmit dhe kam kuptuar se e vetmja mënyrë për të mos bërë korrupsion është ndëshkimi.

Nuk bëhet me edukim as me tabela ‘Denonco! Mos vidh! etj. Nuk e di se çfarë do të ndodhë në vijim, z. Tushe mund të dalë nesër dhe të provojë se nuk ka bërë asnjë shkelje. Gjithsesi unë sërish do të them që arrestimi i zotit Tushe është një lajm i mirë, që do të uroja të shoqërohej nga ndëshkime të tjera, në të gjitha nivelet e administratës publike qe ka privatizuar zyrat. Sepse kryetarë të bashkive në vend shumicën e të cilëve i kam takuar për shkak të emisioneve të mia, më kanë bërë të besoj, që disa prej tyre janë bërë ‘beu i fshatit’. Ata janë të përfshirë në abuzime të fondeve të Rilindjes Urbane. Ata kanë futur në xhepat e tyre një pjesë të të ardhurave dhe të mundësive që do t’i jepeshin qytetit nga projektet e rëndësishme të qeverise dhe donatorëve.

Ata kanë shfrytëzuar njohuritë që kishin për vendet ku do të kalonin projektet transformuese, duke blerë toka e prona për një copë bukë. Dhe tani janë befas pronarë të asaj që nuk e kanë trashëguar, nuk iu përket, e kane tjetërsuar, e kanë vjedhur. Ata kanë abuzuar me pushtetin dhe duhet të ndëshkohen. Unë nuk kam prova për ta thënë këtë por kam bindjen që kjo ka ndodhur duke qenë një prej gazetareve që ka qenë më shumë se kushdo në çdo fshat e qytet të vendit.

Jam e sigurt se shumë prej njerëzve që jetojnë në këto qytete kanë shumë për të thënë. Ata e dinë shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Tani është momenti që çfarë keni për ta thënë ta thoni, denoncojini në SPAK.

Kemi hyrë në një periudhë të re dhe të panjohur për ne. Gjëra që shumë kush i la pranuar si të mirëqena, duke e ditur se janë të paligjshme, por të lejueshme, tani befas ndëshkohen. Sepse nuk janë të ligjshme as të lejueshme. Janë të ndëshkueshme.

Për të përmbyllur po përdor fjalët e ambasadores amerikane Yuri Kim e cila ka qenë shumë e angazhuar me reformën në Drejtësi dhe të lë përshtypjen se nuk do ta lërë në mes këtë punë. Ajo është shprehur kështu dje , pas arrestimit të zotit Tushe:

“Nëse jeni të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh sa të fuqishëm mendoni se jeni, tani është koha ta merrni parasysh ndikimin që veprimet tuaja do të kenë në familjen dhe vendin tuaj. Tani është koha të shqyrtoni nëse ia vlen të shkoni në burg. Tani është koha për të ndaluar. Askush nuk është mbi ligjin”.

Kjo është e vërtetë, nëse deri tani keni thënë unë do ta bëj pse mos ta bëj, kush më ndalon mua, unë jam i fuqishëm dhe asgjë s’do të më ndodhë, sot duhet të dini që do t’ju ndodhë. Duke pasur parasysh që të gjitha paratë që ti më vodhe mua, do të duhet t’i kthesh. Sepse asgjë nuk do të jetë si më parë. Kjo është e sigurt. Është viti 2021. Edhe diçka që më bëri shumë përshtypje sot, ndërsa u vaksinova në Air Albania.

Unë nuk kisha qenë më parë në Air Albania. Nuk shoh ndeshje, sot ishte hera e parë që shkova në stadium, kur bëra vaksinën. Në atë 20 minutësishin që qëndrova atje, e ulur në shkallët e kuqe dhe pashë barin jeshil, ndjeva një kënaqësi të jashtëzakonshme. Te tribuna shkruante “Ti Shqipëri më Jep Nder” dhe unë u ndjeva mire, që ne kemi këtë stadium në të cilin unë si gazetare dikur kam marrë pjesë në xhirime, kur vinin ndihma humanitare, apo kur ngriheshin avionë të cilët merrnin të huajt, qe i iknin kaosit tragjik të ‘97 nga Shqipëria.

Jemi në 2021 dhe ai vend kujtimesh të këqija, ka një fytyrë tjetër. Dhe kjo nuk është fasade, është sistem. Air Albania është realitet dhe sistemi zinxhir i vaksinimit është realitet.

Kur po flisja me Violën që të buzëqeshte dhe të priste me shumë mirësjellje, me Borën, me gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor, mendova që ne ia kemi dalë. Mbase nuk ia kemi dalë të shkojmë atje ku duam, por ia kemi dalë të dalim nga gropa. Dhe kjo nuk është pak”,- u shpreh Rudina Xhunga./L.F-dritare.net

Related Posts

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici
Lajme

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici

06/07/2025
Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit
Lajme

Suel Çela, sponsori gjeneral i krimit

06/07/2025
Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale
Lajme

Pas gjashtë ditësh përpjekje, zjarri në landfillin e Elbasanit drejt shuarjes totale

06/07/2025
Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga
Lajme

Aksident me vdekje në Kukës, humb jetën shoferi pasi mjeti doli nga rruga

06/07/2025
Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako
Lajme

Lëvizje pas kontrolleve në qelinë e Laert Haxhiut! Shkarkohen drejtuesit e Burgut të Drenovës, rikthehet pas një viti në detyrë Lorent Nako

06/07/2025
Fundi i zaptimit urban/ Shteti zbret në terren, lirohen hapësirat publike
Lajme

Fundi i zaptimit urban/ Shteti zbret në terren, lirohen hapësirat publike

06/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici

Dhunohet një varr në Finiq, familjarët denoncojnë në polici

06/07/2025
E BUJSHME/ Lëvizje e papritur tek Egnatia, lë të lirë lojtarin që u shpall kampion dhe është pjesë e kombëtares së…

Egnatia i afrohet ndeshjes historike, kampionët zhvillojnë përgatitjet në fushën e Luzit

06/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al