Deputetja Rudina Hajdari ka mposhtur Covid-19. 10 ditë pas infektimit me koronavirus, Hajdari ka ndarë lajmin e mirë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale, teksa u kërkon të gjithëve që të kujdesen për veten. Hajdari, krahas një fotoje me mjekun Pëllumb Pipero shton se tashmë mund t’i kthehet aktivitetit të saj normal.
“Doktor Pipero me dha sot lajmin e mirë se e kam mposhtur Covid19. Testi me doli negativ dhe më në fund mbas një periudhe të gjatë izolimi, do t’i rikthehem aktivitetit normal. Kemi shumë për të bërë të gjithë së bashku për të fituar mbi sëmundjen 30 vjeçare që ka kapur vendin. Kujdesuni ju lutem për shëndetin dhe familjen sepse ky nuk është një virus i lehtë,”- shkruan Hajdari.