• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rudina Hajdari debat me Spiropalin: Po të jap dhe ty dinjitet Elisë, mos të rrish pas shefit tënd

24/09/2020
Rudina Hajdari debat me Spiropalin: Po të jap dhe ty dinjitet Elisë, mos të rrish pas shefit tënd

Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate, mes deputetes Rudina Hajdari dhe ministres Elisa Spiropali. Hajdari kritikoi propozimin e PS-së për hapjen e listave, duke e konsideruar si mashtrimin më të madh që u është bërë shqiptarëve. Ajo i kërkon maxhorancës të tërheqë draftin e propozuar.

“Kjo është një rezolutë e rëndësishme. Një nga pikat ka të bëjë me reformën zgjedhore. Është kyçi i këtij parlamenti dhe i të ecurit përpara. Koha juaj ka mbaruar kolegë sepse e shoh në sytë e shqiptarëve. Kam takuar mijëra të rinj, njerëz punëtorë dhe të palodhur, njerëz që duan një të ardhme më të mirë.

E ndjej në sytë e tyre që koha juaj ka mbaruar. Sot keni treguar që jeni ata njerëz që në kryefjalën e këtij parlamenti ekziston mashtrimi dhe pandershmëria. Si ka mundësi që gjithë këta njerëz që takoj përfaqësohen nga ju. Kjo pandershmëri arriti kulmin me hapjen e listave nga PS.

Edi Rama ishte vetë ai që i pa shqiptarët në sy dhe u tha që listat do të hapen. Ky mashtrim do të renditet si mashtrimi më i madh në historinë 30 vjeçare. Si i mashtroni shqiptarët në këtë lloj mënyre. Unë e kam një përgjigje. Ju keni frikë nga populli. Ju keni frikë nga vota e qytetarëve shqiptarë.

Forca më e madhe në këtë vend, nuk u dilni dot përballë qytetarëve. Jeta juaj është një jetë luksoze nëpër vila e orendi të shtrenjta ndërkohë qytetarët nuk kanë asnjë lek në xhep. Mbroheni nga listat e kryetarëve tuaj. Ju vazhdoni dhe bëni atë që nuk ja ka bërë kurrë një qeveri vendit të tij.

70 % e të rinjve duan ta braktisin vendin. Nëse doni të fitoni që jeni deputetë të nderuar dilni përpara popullit, merruni votën dhe mos u mbroni prapa listës së kryetarëve. Kam besim që nëse dalin gratë përballë burrave, ato do të fitojnë në parlament.

Mashtrimi që bëri Rama që tha se këtij parlamenti do i kthehej sovraniteti ishte mashtrimi më i madh. Nëse do vijoni me këtë propozimin tuaj ka dy rrugë. Keni mundësi për ta tërhequr, dhe mund të arrinit të mbanit pak dinjitet ose të vazhdoni me këtë propozim dhe dijeni mirë” – tha Hajdari.

Mirëpo ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar duke i kërkuar deputetes të vërë fre vetes.

“E nderuar Rudina mbaj gojën në Kuvendin e Shqipërisë. Vëri fre vetes. Iu drejtove deputetëve të nderuar, më të shumtët në këtë sallë gra. Nuk të kanë asnjë borxh që i fyen për korrupsion dhe broçkullit këtu pa sens.

Nuk të kemi asnjë borxh. Nëse maxhoranca mban përgjegjësi për listën tonë, mbaj dhe ti përgjegjësi zonjë e dashur për të gjithë dhe për anëtarët e familjes tënde biologjike dhe për anëtarët e familjes tënde politike nga ke dalë. Nëse do të flasësh këtu për lista dhe për zgjedhje, ti nuk je e votuar.

Ti ke hyrë në Kuvendin e Shqipërisë si e votuar nga lista e PD-së. Dil në votim, provoje dhe pije detin Rudina. Hyji detit më këmbë! Ta shohim se ku do dalësh. Do dalësh matanë apo në breg të lumit.

Ne nuk jemi këtu për të fyer njeri-tjetrin, për të bërë akuza populiste, për të thurur pretenca. Shko bëji në një vend tjetër ato nëse ke akuza. Jemi këtu për të diskutuar për rezolutën, për integrimit, për të cilën ti ke punuar.

Unë u habita që nuk iu referove rezolutës në asnjë germë nga ato që the rezolutës. Është arritje që më 26 mars të 2020 KE ka votuar pro çeljes së negociatave.

Roli i këtij Kuvendi ka qenë determinant. Betejat që ka bërë këtu për të kaluar disa nga reformat më të rëndësishme, mbi reformën në drejtësi…Ne kemi ngritur institucionet e reja të drejtësisë mbi ato të kalbura.”– tha Spiropali. Ajo vazhdoi të thotë se propozimet e PS-së për ndryshime në Kodin zgjedhor janë të duhurat.

“Ne nuk jemi këtu një tufë njerëzish që ju mund të na lëshoni gurë dhe baltë sa herë dilni në foltore. Përgjigjen do ta merrni siç e meritoni dhe kujdes me gjuhën. Ejani këtu, propozoni zgjidhje.”– shtoi ajo.

Hajdari nga ana tjetër iu kundërpërgjigj replikës së Spiropalit, duke i kërkuar të mos bjerë në nivelin e shefit të saj- kryeministrit Edi Rama.

“Është mashtrim i madh hapja e listave. Mos bie në nivelin e shefit tënd, të lexosh mesazhe nga shefi jot. Se unë po luftoj dhe për dinjitetin tënd në këtë kuvend që të vish me vota. Po të jap dinjitet Elisë, që të kesh lista të hapura dhe të mos rrish pas shefit tënd.”- thotë Hajdari.

Related Posts

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë
Lajme

Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

08/07/2025
Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq
Lajme

Me shpejtësi skëterrë, automjeti përplaset me pemën! Plagoset rëndë shoferi në Maliq

08/07/2025
Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër
Lajme

Situata e zjarreve në vend/ Gjatë ditës së sotme u regjistruan 15 vatra, mbeten aktive ende katër

08/07/2025
“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve
Lajme

“Jemi në tokën tonë”/ Banorët përplasen me policinë në Theth, kundërshtojnë shembjen e ndërtimeve

08/07/2025
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët
Lajme

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë dhe heqje të sekuestrove, GJKKO rrëzon bosin e mikrokredive që zhvati qytetarët

08/07/2025
Kreshnik Spahiu: ‘Patriotët’ faqezi mos i shesin 10 fish biletat në tregun e zi
Lajme

Kreshnik Spahiu: Drejtësia e ka frikë Berishën. Ende s’ka gjyqtar apo prokuror që guxon ta dënojë atë

08/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

Egnatia thyen Breidablik në ndeshjen e parë të Champions, Gruda nderon rrogozhinasit

09/07/2025
VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

VIDEO/ Chelsea në finalen e Kupës së Botës për Klube, dy gola vendosin ndeshjen ndaj Fluminenses

08/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al