• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrugët e florinjta/ Kardhiq-Delvinë, kosto totale arrin 145 mln euro; Në 2009-n u planifikua 26.5 mln euro

29/09/2023
Rrugët e florinjta/ Kardhiq-Delvinë, kosto totale arrin 145 mln euro; Në 2009-n u planifikua 26.5 mln euro

Rruga e Kardhiq-Delvinë do të jetë një ndër projektet kryesore që do të financohet gjatë periudhës 2023-2025, duke i çuar kostot deri më tani në mbi 15 miliardë lekë, ose rreth 145 milionë euro, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga lista shumëvjeçare e investimeve.

Në vitin 2009, në një tabelë të projekteve prioritare nga Ministria e Transportit në atë kohë, rruga Kardhiq-Delvinë, rreth 39 kilometër do të kushtonte 26,5 milionë euro (shiko tabelën e mëposhtme), teksa vlera e harxhuar për rrugën në 15 vjet është 5.7 herë më e lartë.

Pavarësisht se qeveria inauguroi përfundimin e punimeve në vitin 2021, aksi vijon të marrë financime të mëdha nga buxheti i shtetit.

Në projektbuxhetin afatmesëm 2023-2025 që Ministria e Infrastrukturës ka dërguar në Ministrinë e Financave janë programuar për t’u financuar edhe 1,5 miliardë lekë në 4 lote të ndryshme, kryesisht sinjalistika dhe siguria rrugore. Shumica e këtyre fondeve ishin planifikuar për t’u përdorur vitin e kaluar dhe këtë vit, por janë shtyrë në kohë.

Sipas të dhënave nga Thesari i Ministrisë së Financave, deri më tanim projekti ka kaluar vlerën e 15 miliardë lekëvem shumica e të cilave u dhanë për të përfunduar punimet e 15 kilometrave të aksit, pasi të tjerat ishin ndërtuar para vitit 2014.

Duke qenë se zbatimi i projektit për këtë aks është shtrirë në dy dekada dhe punimet janë copëzuar në 8 lote, gjurmimi i fondeve vështirësohet.

Kosto e punimeve nga 680 mijë euro për kilometër që ishte parashikuar kur nisi projekti, ka kapur vlera mbi 5 milionë euro për punimet e zhvilluara pas vitit 2019 dhe po vijon ende financimin.

Banka Botërore ka analizuar se kur punimet në një objekt zgjasin më shumë se tre vite kostot rriten në mënyrë progresive për shkak të amortizimit, teksa shtesat e punimeve bëhen të pashmangshme.

Në disa prej lotëve, shtesat e punimeve kanë kaluar 30% të vlerës fillestare të kontratës.

Qeveria Berisha, në vitin 2007, vendosi ndërtimin e këtij aksi, por punimet u ndërprenë për të rinisur në vitin 2018, për të ndërtuar rreth 16 kilometra, pasi punimet për 16 kilometra ishin të përfunduara.

Kostot e rrugës u rritën pasi qeveria vendosi vitin e kaluar të rishikonte projektin në të gjithë gjatësinë e tij, për ta pajisur me sinjalistikë të gjitha lotët në gjatësinë prej 32 kilometër, funksion që normalisht e kryejnë kompanitë që realizojnë punimet.

Rruga Kardhiq – Delvinë është e kategorisë B me dy korsi, me gjerësi që varion nga 10 në 17 metër. Ky aks synon të shkurtojë distancën ndërmjet Tiranës dhe Sarandës, duke shmangur Qafën e Muzinës.

Rruga e cila u konceptua për nxitjen e turizmit kryesisht u kthye në një sagë pa fund dhe kosto të larta për taksapaguesit.

ARRSH: Kostot për Sarandë -Delvine nuk janë rritur

Burimet zyrtare nga ARRSH pohuan se, kostot për ndërtimin e Rrugës Kardhiq-Delvinë nuk kanë pasur asnjë rritje. Informacioni referuar vitit 2009, nga Ministria e Transporteve bënte fjalë për tre kontratat e para, nga të cilat dy shtrihen nga ana e Delvinës dhe një nga ana e Kardhiqit me gjatësi totale prej 16.529 km në terren fushor.

Këto kontrata kanë kosto prej 1.731.806.954 lekë me TVSH.

Ndërsa nga viti 2018 janë lidhur edhe 7 kontrata, me gjatësi 22.188 km, me vlerë totale 14.011.416.977 lekë me TVSH.

Të gjitha këto kontrata janë ndryshe nga kontratat e tjera, pasi janë në një terren të thyer malor, ku kuptohet qartë se ndërtimi i një kilometër rrugë në këto kushte nuk është njëlloj si një kilometër në rrugë fushore (përfshirë këtu edhe ndërtimin e tunelit të Skërficës me një gjatësi prej 3 km).

Një nga këto kontrata përfshinte punime të sinjalistikës dhe të sigurisë rrugore në të gjithë aksin Kardhiq-Delvinë prej 38.717 km, të cilat nuk ishin përfshirë në tre kontratat e para të tenderuara në vitin 2009.

Ndërsa një kontratë tjetër e tenderuar në vitin 2022 përfshin të gjithë elementet e mbrojtjes së skarpatave (punime speciale) për faktin se katër nga këto kontrata shtrihen në terren të thyer malor me skarpata që janë mbi 40 m lartësi.

Punimet për 7 Lotet e projektit Kardhiq-Delvinë kanë përfunduar dhe tashmë rruga është e aksesueshme për të gjithë.

Aktualisht po punohet vetëm në lotin 8, që ka të bëjë me mbrojtjen e skarpateve dhe rivitalizimin e tyre, duke i mbjellë me pemë dhe bimë të zonës. Këto punime priten të përfundojnë brenda vitit, sqaruan burimet zyrtare./Monitor.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al