Kryetari i Bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi, ka qenë sot bashkë me disa veteranë në Përmet për të përkujtuar ditën e kongresit të 24 majit 1944. Ai poston në faqen e tij një foto teksa shfaqet në krah me disa veteranë e familje të tyre nga Gjirokastra që udhëtuan drejt Përmetit posacërisht për këtë ditë. Por cfarë bie në sy te fotografia është një mbishkrim pas shpinës së Golemit. “Rroftë Marshalli Stalin”, thuhet në mbishkrimin pranë portretit të Naim Frashërit. Stalin ishte udhëheqësi i dikurshëm i Bashkimit Sovjetik me të cilin Enver Hoxha deri në një fazë të caktuar pati raporte të mira.
“Me disa veteranë e familje veteranësh nga Gjirokastra udhëtuam sot në Përmet, për të përkujtuar ditën e kongresit që u mbajt në këtë qytet më 24 maj 1944. Kongresi i Përmetit mori vendime të rëndësishme për kohën lidhur me luftën e pandalshme për çlirimin e plotë të atdheut, prandaj është një ngjarje e rëndësishme historike që kurrsesi nuk duhet lënë në harresë. Lavdi #LANÇ, lavdi #Dëshmorëve të Atdheut“, shkruan Golemi.
Më 24 maj 1944 filloi punimet në Përmet Kongresi I Antifashist i Lëvizjes Nacionalçlirimtare shqiptare. Ne terminologjinë e shkurtuar historike, ky kuvend kombëtar njihet si Kongresi i Përmetit. Kongresi ishte një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe decizive te luftës antifashiste te popullit shqiptar, një kuvend që riformatoi dhe çimentoi vendimet dhe idetë paraprake qe ishin hedhur ne Konferencën e Pezës ne shtator te vitit 1942.
Në kongres ishin pjesëmarrës disa nga udhëheqësit e LANÇ: Ramadan Çitaku, Liri Gega, Hysni Kapo, Sejfulla Maleshova, Haxhi Lleshi, Myslim Peza, Enver Hoxha, Omer Nishani, Spiro Moisiu, Mustafa Gjinishi.