• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrjeti i sipërmarrësve: 7 mënyra për të krijuar një lidhje

27/02/2017
Rrjeti i sipërmarrësve: 7 mënyra për të krijuar një lidhje

Pronarët e suksesshëm të biznesit të vogël e dinë që ata kanë arritur në pikën ku janë sot falë njerëzve që i ndihmuan përgjatë rrugëtimit të tyre. Një rrjet i fuqishëm profesional mund të të ndihmojë të arrish gjera që nuk do i kishe arritur dot asnjëherë vet duke u nisur nga zgjidhjet e problemeve që dukeshin të pamundur për t’u zgjidhur deri tek rekomandimet për të rritur klientelën.

Ti mund të jesh duke shpëndarë kartëvizitat në një event ose mund të jesh duke i arritur klientët nëpërmjet rrjeteve sociale por duhet patur parasysh që krijimi i rrjeteve dhe lidhjeve është efektiv vetëm nëse vepron me zgjuarsi. Sipërmarrësit dhe liderët e biznesit kanë ndarë këshillat e tyre më të mira për rritjen e startup-eve nëpërmjet krijimit të rrjeteve dhe lidhjeve.

  1. Fillimisht ofro ndihmën tënde

“Shumë individë vijnë në një event për krijimin e lidhjeve me një problem apo sfidë me të cilën janë përballur dhe menjëherë kërkojnë përgjigje nga të tjerët. Kur ju takoni njerëz, bëni pyetje dhe  zbuloni se si ju mund t’u jepni vlerë e t’i ndihmoni dhe jo anasjelltas. Pyesni veten se çfarë ju mund të sillni mbi tryezë dhe ndani këshilla me të tjerët  në mënyrë që të bëheni të dobishëm. Kur ju jepni këshilla, ka shumë gjasa që kjo të jetë reciproke”– Scott Roen, drejtor menaxhimi, BlackRock

  1. Bëhuni një burim në mediat sociale

“Përdorimi platforma të tilla si LinkedIn, Twitter dhe Facebook për të publikuar, komentuar dhe për tu angazhuar në publikimet që bëhen nga industria për të ndërtuar besim tek ndjekësit tuaj. Ju gjithashtu do të gjeneroni lidhje nga jashtë, pra kontaktet do t’ju gjejnë vetë dhe do bien në kontakt me ju, kështu që ju do të shpenzoni më pak kohë në kërkim të kontakteve.- “Frans Van Hulle, CEO dhe bashkë-themelues, ReviMedia and PX.com

  1. Mundohu të arrish shtypin

“Një pjesë e rëndësishme e krijimit të lidhjeve për pronarët e bizneseve të vogla është ndërtimi i marrëdhënieve me mediat lokale, duke qenë se janë ato qe mund t’ju ndihmojnë të tregoni historinë tuaj të biznesit në një shkallë më të gjerë. Lexoni gazetat dhe shikoni lajmet çdo mëngjes ose mbrëmje  Kjo do t’ju japë një vështrim të përgjithshëm të asaj që po ndodh në komunitetin tuaj, dhe do t’ju ndihmojë të përcaktoni se cilët janë gazetarët që do të kishin interes në lajmet që prodhon biznesi juaj. Pasi të keni krijuar një listë të gazetarëve, dërgojini një email duke prezantuar veten dhe duke i lënë atyre të kuptojnë që ju e vlerësoni punën e tyre. Kur të vijë koha që ju të prodhoni lajm, emri juaj do jetë tashme i njohur “- Paul Koulogeorge, zvpresident marketing, reklamim dhe PR Goddard Systems Inc.

  1. Përfshijini konsumatorët tuaj sa më shumë

“Ne kemi një program ‘Mombassador’ në palestër ku ne ftojmë klientët më besnikë dhe entuziastë për t’u bërë avokatë për markën tonë dhe për të ndihmuar në përhapjen e fjalës në gjithë komunitetin. Këto mama zakonisht shpëndajnë fletëpalosje, mirëpresin prindërit e rinj që i bashkohen palestrës, marrin pjesë në evente dhe postojnë në mediat sociale për palestrën. Ato janë si asistente në krijimin e lidhjeve me mision njohjen e biznesit tonë në komunitet.” – Karalyne Ley, pronar, The Little Gym (Knoxville, Tennessee)

  1. Qëndro në kontakt me lidhjet e mëparshme

“Është e domosdoshme të zhvillohen marrëdhënie me kontaktet, sepse ata mund të konvertohen në pika kyç për biznesin tuaj dhe mund t’ju ndihmojnë në zhvillimit e karrierës. Pata mundësinë të hapja pikën e dytë  të Pizza Howie në Hungari pasi u lidha me një punëdhënës të mëparshëm  i cili ishte në kërkim të rritjes së markës së tij të pizzave. Vendosa të hapja një pikë të dytë për  Pizza Howie dhe tani kemi rreth 600 pika në 21 shtete. Pa këtë kontakt fillestar, kjo kurrë nuk do të kishte ndodhur.” – Steve Jackson, CEO, Hungry Howie’s

  1. Duhet të jeni gjithmonë të gatshëm të ofroni mostra

“Vendoseni produktin tuaj në gojën e klientëve! Unë gjithmonë mbaj mostra në rast se ndodh të shoh apo të njoh dikë që mund tia vlejë. Në një fluturim të fundit vura re një muzikant të njohur dhe i dhashë një mostër dhe nga kjo lindi lehtësisht një bisedë mes nesh.” – Vincent Kitirattragarn, CEO dhe bashkë-themelues, Dang Foods

  1. Merr pjesë në komunitetin lokal të biznesit të vogël

“Merrni pjesë në komitete këshillëdhënëse, merrni pjesë në çdo expo dhe në konferenca. Ju zakonisht korrni atë që mbillni dhe nëse prisni që njerezit të vijnë vetë tek ju, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë. Ju duhet të përpiqeni dhe të vendosni në dispozicion energjinë dhe kohën tuaj që kjo të ndodhë. ” – Ashley Morris, CEO i Capriotti-së

/businessnewsdaily.com/ SME Albania

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!

Voton Adriatik Lapaj, thirrje qytetarëve: Dilni masivisht!

11/05/2025
Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit

Policia e Gjirokastrës: Dorëzuam pa problem të gjitha objektet ku janë qendrat e votimit

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al