Numri i të të infektuarve vijon të rritet frikshëm në Greqi. Mediat fqinje raportojnë se në 24 orët e fundit janë testuar pozitivë 935 qytetarë.
Kështu numri i përgjithshëm i të të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 29 992.
Ndërsa aktualisht në spitale janë të shtruar në intubim 91 pacientë, ndërkohë që 270 janë larguar nga kujdesi intensiv.
Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur betejën me COVID-19 pesë persona, duke e çuar në total numrin e viktimave në 564.