Në kushtet e rritjes së çmimit të karburantit, shërbimi transportit ndërqytetas në Korçë, Shkodër dhe Vlorë kanë rritur çmimin e biletës.
Vihet re se biletat janë rritur me 100 lekë. Kështu, udhëtimi nga Korça në Tiranë më parë kushtonte 600 lekë, ndërsa tani ka shkuar në 700 lekë. Edhe për udhëtimin brenda rrethit të Korçës çmimi ka pësur ndryshime, duke u rritur me gati dyfish.
Të udhëtosh nga Shkodra në drejtim të kryeqytetit me autobus duhet të paguash nga 350 lekë, 400 lekë, pra 50 lekë më shumë, ndërsa me fugona çmimi është rritur me 100 lekë.
Po ashtu, edhe ata që duan të udhëtojnë nga Vlora drejt qyteteve të tjera, do të paguajnë 100 lekë të reja më shumë. Të detyruar nga çmimi i rritur i karburantit, shoferët e linjave, kanë ndryshuar edhe çmimet e biletave.
Biletat e transportit interurban
Vlorë – Berat 250 – 3500
Vlorë – Tiranë 500 – 600
Vlorë – Kuçovë 300 – 400
Vlorë – Sarandë 800 – 900
Vlorë – Shkodër 800 – 900
Vlorë – Durresi 400 – 500
Vlorë – Fier 200 – 300
Shoferët e linjave thonë se rritja ishte e pashmangshme, por për qytetarët në krahasim me rrogat që marrin, çmimi është i papërpallueshëm.