• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrihet me sende të forta i riu në Borsh, kapet 51-vjeçari, shpallet në kërkim vëllai (Emrat)

06/08/2021
Humb jetën një pushues në Borsh

Policia e Vlorës ka arrestuar disa persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Mes të arrestuarve është edhe një 51-vjeçar, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, pasi kanë goditur me sende të forta një të ri në Borsh, i cili ka përfunduar në spital. Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi Ndoc Përbibaj, si dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij, Marin Përbibaj.

Gjithashtu, i arrestuar është edhe një shtetas kosovar, pasi mbrëmjen e djeshme, në Jalë, Himarë, është kapur në flagrancë duke vjedhur telefonat dhe portofolat e dy shtetasve.

Njoftimi i policisë:

Goditën me sende të forta një shtetas, arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Vihen në pranga dhe 4 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Pas marrjes së njoftimit se në vendin e quajtur “Kthesa e Dashos”, në Borsh, ishte goditur me mjete të forta shtetasi A. S., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar.

Falë reagimit në kohë dhe punës profesionale, nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit N. P., 51 vjeç, si dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi M. P., 36 vjeç, të dy banues në Borsh.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njeri tjetrin, gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me mjete të forta, shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në Borsh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
– – – – – –
Po nga specialistet për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit T. M., 24 vjeç, banues në Kosovë, pasi mbrëmjen e djeshme, në Jalë, Himarë, është kapur në flagrancë duke vjedhur telefonat dhe portofolat e dy shtetasve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 22 vjeç banues lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, si dhe u shpall në kërkim policor shtetasi i mitur S. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë, pasi dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e një shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë ndalimin e shtetasit F. A., 19, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë, sepse dyshohet se ka kryer vepra të turpshme me një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë në Dhërmi, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Shënohen sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
Kryesore

Rreziku nga tërmetet, Shqipëria e treta në Evropë

02/07/2025
Kandidatja fituese dorëhiqet: Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat
Kryesore

Kandidatja fituese dorëhiqet: Vendin tim ta marrë Zegjineja, ajo duhet të përfaqësojë të rinjtë dhe vajzat

02/07/2025
Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!
Kryesore

Rama: Stani i Çajupit është një shembull spektakolar!

02/07/2025
Rifillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës
Kryesore

Rifillojnë gërmimet arkeologjike në Kalanë e Gjirokastrës

02/07/2025
Rama: Duhet t’u lutemi blegtorëve, jo të luten për të marrë kontratën e kullotës
Kryesore

Rama: Duhet t’u lutemi blegtorëve, jo të luten për të marrë kontratën e kullotës

02/07/2025
Rama shkrin AKU-në: Duhet ndaluar me urgjencë! Më shumë sesa mirë, bën dëm
Kryesore

Rama shkrin AKU-në: Duhet ndaluar me urgjencë! Më shumë sesa mirë, bën dëm

02/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

03/07/2025
Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al