• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrezik rimbyllje në Shqipëri, drejtuesja e ISHP-s: Masat ndjekin situatën. Të thuash se Pfizer të mbron më shumë, pohim populist

13/07/2021
Rrezik rimbyllje në Shqipëri, drejtuesja e ISHP-s: Masat ndjekin situatën. Të thuash se Pfizer të mbron më shumë, pohim populist

Drejtuesja e Institutit të Shëndetit Publik Albana Fico tha se ende nuk është evidentuar një rast me variantin Delta në Shqipëri.

Fico konfirmoi edhe njëherë se në vendin tonë ka pasur mostra me sinjale të pazakonta, të cilat janë dërguar në laboratorin e referencës në Gjermani.

Në intervistën për “News24” Fico u pyet edhe mbi mundësinë për rimbyllje në Shqipëri, për të cilën tha se: “Masat ndjekin situatën jo rimbyllje në mënyrë që të parandalojnë situatën. Ne kemi marrë gjithmonë masa të moderuara. Nuk e dëshiroj që të vijmë në situatën e një mbyllje, nuk e mendoj. Nuk besoj do kemi amplitudë”.

Albana Fico theksoi edhe njëherë rëndësinë e vaksinimit masiv, duke kujtuar se po përdoren edhe njësitë lëvizëse në Shqipëri. “Ka një ecuri shumë të mirë të vaksinimit në Shqipëri. Jemi 180 doza të pa aplikuara akoma, që janë doza të dyta. Këto janë ditë tejet të nxehta dhe ka pasur vështirësi të njerëzve për të ardhur. Prandaj përpos qendrave masive të vaksinimit, kemi filluar të bëjmë vaksinimet në komunitet dhe kemi përdorur njësitë lëvizëse. Dje ishim në Shkozë për të sensibizuar popullatën. Kemi parë personat që shkojnë derë më derë në Paskuqan”, tha Fico.

Drejtuesja e ISHP theksoi se nuk mund të thuhet se cila vaksinë të mbron më shumë se një tjetër, duke theksuar se matja e efektshmërisë është një proces që do kërkoj kohë.

“Çështja e vaksinave është e lidhur drejtpërdrejt me efikasitetin. Pyetja juaj është e lidhur ngushtësisht me efektivitetin e vaksinës. Të thuash që ne do bëjmë studime, do ishte tejet ambicioze, por studimet bëhen mbi kushte të përcaktuara mirë. Të mos harrojmë se nuk është kaq e thjeshtë sa të marrësh pak gjatë dhe ta thuash këtë gjë. Është përgjegjësi shumë e madhe të thuash sa efektive është një vaksinë në një kohë kaq të shkurtër. Sa më shumë persona e kanë kryer një vaksinim, edhe ata që nuk e kanë kryer vaksinën janë të mbrojtur në këtë komunitet”, tha Fico.

Drejtuesja e ISHP tha se është pohim populist të thuash se Pfizer të mbron më shumë se Sinovac. Madje Fico tha se dhe nënës nuk ka zgjedhur ti bëjë vaksinën Pfizer.

“Këto janë qasje populiste. Efektiviteti i vaksinave është i matshëm dhe këto do t’i dimë pas studimeve disa vjeçare. Personalisht dhe njeriut tim të shtrenjtë, nënës, nuk kam zgjedhur t’i bëj as Pfizer as…Kam thënë që në fund të ditës është e rëndësishme të jesh e mbrojtur”, tha ajo.

Related Posts

FOTO / Policia aksion në Vlorë dhe Seman për lirimin e plazheve, kontroll për dokumentacionin
Lajme

FOTO / Policia aksion në Vlorë dhe Seman për lirimin e plazheve, kontroll për dokumentacionin

12/07/2025
“Shkrihet” AKU-ja, inspektorët do kalojnë në provim nga profesorët e Universitetit Bujqësor
Kryesore

“Shkrihet” AKU-ja, inspektorët do kalojnë në provim nga profesorët e Universitetit Bujqësor

12/07/2025
U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë
Lajme

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

12/07/2025
EMRAT / Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë. Gjendet arma dhe…
Lajme

EMRAT / Njëri u hodh në det për t’i shpëtuar Policisë. Kush janë 3 të arrestuarit në Sarandë. Gjendet arma dhe…

12/07/2025
Aksident i rëndë në “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, dy adoleshentë të plagosur
Lajme

Aksident i rëndë në “Tiranë-Durrës”, humb jetën 19-vjeçari, dy adoleshentë të plagosur

12/07/2025
Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Netanyahu, Trumpit: Izraeli do ta sulmojë Iranin sërish nëse rifillon pasurimin bërthamor

Netanyahu, Trumpit: Izraeli do ta sulmojë Iranin sërish nëse rifillon pasurimin bërthamor

12/07/2025
FOTO / Policia aksion në Vlorë dhe Seman për lirimin e plazheve, kontroll për dokumentacionin

FOTO / Policia aksion në Vlorë dhe Seman për lirimin e plazheve, kontroll për dokumentacionin

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al