• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrënimi i Luftëtarit në dy ndeshje, gjirokastritët s’kanë futbollistë cilësorë as në stolin e rezervave

27/08/2018
Luftëtari po përgatitet në atdheun e trajnerit të ri, pret edhe një sulmues tjetër në Slloveni

Dy ndeshje, dy humbje për Luftëtarin, që u mund në fushën e tij nga Kastrioti dhe dje në transfertën e Laçit. Të paktën në ndeshjen e fundit, gjirokastritët i kishin të gjitha mundësitë për të marrë pikën e parë, pasi ishin në avantazh të parët, ndërsa në minutën e 95-të rezultati ishte 1-1. 

Një nisje e dobët, si e vjetshmja. Kuptohet që në këtë mes ndikon drejtpërdrejt kualiteti i grupit që ka aktualisht skuadra, së cilës i janë larguar lojtarë shumë të mirë si Abazaj dhe Bregu e ndonjë tjetër. Megjithatë, nuk është kjo e gjitha. Trajneri Kostiç theksoi pas humbjes në Laç se lojtarët e kanë problemin te koka dhe jo te këmbët, duke lënë të kuptohet se është çështje mentaliteti.

Por ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se stafi teknik i Luftëtarit nuk ka alternativa për formacionin dhe më shumë për zëvendësimet. Në Laç luajtën titullarë Ymeraj dhe Çekaj, të paafirmuar në Superiore. Zëvendësues u fut Balsa Radoviç, i cili ende nuk është në 100% të mundësive, ndërsa lojtarët e tjetër të stolit ishin të gjithë të rinj.

Kur kthen kokën nga stoli, trajneri slloven e ka të vështirë të gjejë dikë, që t’i kthejë ndeshjen. Ndoshta me rikthimin e Rrocës dhe me Radoviç në formën më të mirë, situata mund të ndryshojë te gjirokastritët.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Ndeshja me Serbinë, FSHF i bën biletat me short
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, FSHF i bën biletat me short

12/05/2025
Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao
Lajme

Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao

10/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025
Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë
Kryesore

Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë

30/04/2025
Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës
Kryesore

Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës

22/04/2025
FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar
Kryesore

FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

20/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al