Policia Rrrugore e Tiranës ka rikujtuar dhe njëherë rregullat që prindërit duhet të kenë parasysh në momentin që në mjetin e tyre kanë një fëmijë. Në një njoftim Policia rikujton se fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen në sediljen e pasme dhe të vendoset në sistem fiksimi, ndërkohë që të njëtij sistem duhet të kenë dhe fëmijët deri në 12 vjeç por mund të ulen dhe në sediljen e parme.
“Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.”-thuhet në njoftim.
Policia Rrugore Tiranë
Fëmijët deri në 4 vjeç duhet të ulen vetëm në sediljen e pasme dhe t’u vendoset sistem fiksimi!
Fëmijët deri në 12 vjeç mund të ulen në sediljen e parme, vetëm nëse u vendoset sistem fiksimi!
Mosrespektimi i këtyre rregullave, të parashikuara në nenin 170 të Kodit Rrugor, ndëshkohet me gjobë 5.000 – 15.000 lekë të rinj dhe pezullim të lejes së drejtimit nga 6 deri në 12 muaj.