• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi tronditës i Adjolës, 26-vjeçarja që çoi të dashurin para plumbit. Nga ftesa në Instagram deri tek lidhja e dyfishtë

29/06/2020
Rrëfimi tronditës i Adjolës, 26-vjeçarja që çoi të dashurin para plumbit. Nga ftesa në Instagram deri tek lidhja e dyfishtë

Mësohen të tjera detaje nga rrëfimi i 26-vjeçares, Adjola Lakra, për të cilën Gjykata vendosi “arrest me burg”, ditën e sotme, pasi dyshohet si bashkëpunëtore në vrasjen e Hekuran Billës. Burime bëjnë me dije se Lakra se si është njohur dhe lidhur me Sebastian Malin para dy viteve.

“U lidha me Sebastian Malin para dy viteve, sapo kishim ardhur në Tiranë, ku jetoj me familjen. Në një parukeri i njoha me Lule Malin, e ëma e Sebastian Malit. E më pas u lidha me Sebastian Malin. Një ditë Sebastiani më mori telefonin, më tha dua të shoh diçka dhe klikoi një llogari me emrin Lani Billa në Instagram, e më pas i bëri ftesë. E pyes se kush është dhe më tha “hasmi im”! Por, më tha, mos ki merak se nuk jam budalla të të fus ty dhe familjen tënde në siklete. Personi me emrin Lani Billa me pranoi ftesën, ne filluam të flasim dhe unë fillova ta pëlqej. Ai më tha se jetonte në Anvers, Belgjikë”, ka thënë Lakra, ndërkohë që shton se u lidhën me Billën në nëntor të vitit 2019.

“U lidhëm në nëntor të 2019, takoheshim përherë pranë qendrës tregtare pasi Lani jetonte me qira aty afër”.

Në atë kohë, Lakra tregon se i ka dhënë fund lidhjes me Sebastianin.

“Unë ndërkohë u ndava nga Sebastiani, i thashë që më pëlqen Lani dhe ai më tha të vazhdoj jetën time”.

“Ditën e ngjarjes e lam do të takoheshim në darkë”, shton më tej Lakra.

Siç thonë burime, Hekuran Billa i ka shkruar të dashurës se vonohej pasi kishte punë në Doganën e Durrësit.

Mësohet se vajza foli me viktimën në orën 17:00 të asaj dite.

“Në orën 20 e lam që do të takoheshim për një orë”, rrëfen vajza, “u nisa me makinën time, por rrugës kishte shumë trafik. Hapa telefonin dhe pashë çfarë kishte ndodhur, aty pashë që kishte ndodhur një vrasje”, shton më tej e dyshuara, që këmbëngul se lënia e takimit me të dashurin dhe vrasja e tij ishin një rastësi.

“U ktheva dhe parkova makinën në garazh, aty pashë Sebastianin duke qarë dhe duke i rënë timonit me grushta”, shton më tej e dyshuara.

“Kur unë po qaja më pa Lulja, mamaja e Sebastianit dhe më pyeti se “çfarë ke?”, i thashë: Kanë vrarë Lanin!”.

Kur grupi i hetimit e pyeti të dyshuarën se ku e ka telefonin, 26-vjeçarja u përgjigj:E theva nga dëshpërimi!

Në total, pas arrestimit të Lakrës, shkon në 3 numri personave që u janë vënë pranga. Pas hekurave qëndron Viktor Marku, si autori kryesor i dyshuar edhe Sebastjan Mali, nipi i Prel dhe Viktor Markut.(TCH)

Related Posts

Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit
Kryesore

Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit

13/09/2025
Niko Peleshi zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit, ja sa vota “pro” dhe “kundër” mori
Kryesore

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i ri i Parlamentit, ja sa vota “pro” dhe “kundër” mori

13/09/2025
BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje
Kryesore

BIRN: Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

13/09/2025
Programi i qeverisë “Rama 4″/ Ja sa do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes muajt e ardhshëm
Kryesore

Programi i qeverisë “Rama 4″/ Ja sa do të rriten pagat, pensionet dhe bonusi i bebes muajt e ardhshëm

13/09/2025
‘Berisha’, deputeti i Gjirokastrës debat me Bashën: Të mora në cel nuk ma hape, të shkrova dhe SMS nuk mora përgjigje
Kryesore

Tritan Shehu i “del nga rreshti” Berishës, merr pjesë në votimin për Niko Peleshin: Ishte refleks…

13/09/2025
Seanca e parë e Kuvendit, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?
Kryesore

Seanca e parë e Kuvendit, kush janë 5 deputetët që nuk u betuan?

13/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Presidenti i UEFA-s: Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE

Presidenti i UEFA-s: Ende nuk e kuptoj pse Shqipëria nuk është ende anëtare e BE

13/09/2025
Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit

Domatet me pesticide të bllokuara në Kroaci, frikë dhe pasiguri tek grumbulluesit dhe eksportuesit

13/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al