Eksperti dhe njohësi i trashëgimisë kulturore, Auron Tare është dhunuar fizikisht në Bënçë teksa aty po protestonin disa banorë kundër projektit të një guroreje dhe fabrike bitumi. Gjatë një interviste për Syri Tv, Tare thotë se është goditur disa herë në fytyrë nga përfaqësuesit e kompanisë “Eral Construksion”. E po kështu është kërcënuar prej tyre. Pas kësaj ngjarje Tare i është drejtuar komisariatit të Tepelenës për të bërë kallëzim. Më poshtë rrëfimi i tij i plotë për ngjarjen.