• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës nga Tepelena: Më përdhunuan dhe më hodhën në kosh të plehrave

10/03/2017
Rrëfimi i dhimbshëm i vajzës nga Tepelena: Më përdhunuan dhe më hodhën në kosh të plehrave

Festimja vjen nga fshati Izvor i Tepelenës, ka dy vëllezër, ndërsa prindërit i ka në burg. 34-vjecarja ka rrëfyer historinë e saj të dhimbshme në studion e emisionit “ Me zemër të hapur” . Ajo deklaron se prindërit gjenden në burg për shkak se vetë ajo i ka denoncuar, pasi ata kanë vrarë fëmijën e tyre dy muajsh, trupi i të cilit është gjendur në gropën e gëlqeres.

Në moshën 18-vjeçare dajat e saj e martuan në Greqi me një burrë që sipas saj kishte probleme të shëndetit mendor.

Duke qenë se ai jetonte në Greqi dhe nuk erdhi asnjëherë ta takonte, ajo e njihte vetëm nëpërmjet fotos, dhe për herë të parë e pa kur shkoi në Greqi.

Qëndroi në Kretë rreth një muaj, sjellja e tij nuk ishte normale, pinte ilaçe dhe nuk sillej aspak mirë.

U zu me vjehrrën pasi ajo i dogji dorën me vaj të nxehtë, shenjat madje i ka ende. Aty kuptoi se nuk mund të jetonte më në atë shtëpi dhe vendosi të largohej.

Në Greqi ajo thotë se e kanë përdhunuar njerëz të panjohur, dhe pas kësaj ajo mori rrugën për në Shqipëri.

Kur mbërriti në Kakavijë, Festimja iu dorëzua policisë në Gjirokastër dhe iu kërkoi ndihmë.

Policia e mori dhe e strehoi në një qendër kundër trafikimit të grave.

Ajo vazhdoi më pas normalisht jetën e saj derisa u lidh me një djalë, i cili ju prezantua me emrin Baftjar. Ai i premtoi se do të qëndronte me të dhe do ndërtonin bashke një familje, por në fakt e trafikoi edhe ai.

Baftjari e detyronte të prostituonte në zonën e Vlorës dhe Himarës duke i gjetur vetë klientë, e duke e futur në makina të ndryshme. Ajo mbeti shtatzënë dhe ja tha këtë fakt, por ai jo vetëm që nuk ndaloi, por vazhdoi ta detyronte të prostituonte deri në muajin e shtate të shtatzënisë dhe më pas e la duke e hedhur në një kazan plehrash.

“Nuk më duhesh më”, i ka thënë.

Pas kësaj ajo shkoi sërish në një qendër për vajzat e trafikuara në qendrën e Linzës. Atje solli në jetë edhe djalin.

Dajat nuk e pranojnë më në shtëpinë e tyre për shkak të jetës që ka bërë. Nga qendra është mbështetur dhe i kanë dhënë edhe një punë, por tani këtë punë e ka humbur dhe ka mbetur vetëm me një përkrahje prej 50 mijë lekësh të vjetra në muaj bashkë me të birin 5-vjeçar. Ajo ka nevoje për ndihmë, nuk e shikon më prostituimin si rrugë shpëtimi. As me vëllezërit nuk ka më kontakte dhe nuk e përkrahin./Blitz.al

Related Posts

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!
Kryesore

Ilir Proda falënderon policët pas protestës: Dëshmuat profesionalizëm!

24/01/2026
Plagosje me thikë në Vlorë
Kryesore

Plagosje me thikë në Vlorë

24/01/2026
Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët
Kryesore

Berisha: Ramën do ta hedhim në Lanë, demonstruesit do përleshen me të, jo me policët

24/01/2026
11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital
Kryesore

11 policë të lënduar në protestën e opozitës, marrin mjekim në spital

24/01/2026
Deputeti i PD shtrohet me raki dhe meze para protestës: Të gjithë në shesh!
Lajme

Deputeti i PD shtrohet me raki dhe meze para protestës: Të gjithë në shesh!

24/01/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Morën para për të mos arrestuar një person, arrestohet shefi dhe dy policë

24/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Lamtumirë dashurisë? Veprimi i fundit i Ronela Hajatit ndez dyshimet për ndarje

Lamtumirë dashurisë? Veprimi i fundit i Ronela Hajatit ndez dyshimet për ndarje

25/01/2026
“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar

“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar

25/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al