• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet moderatorja e sportit: Deri tani s’më ka tunduar asnjë mashkull aq shumë, ndaj jam beqare

18/11/2021
Rrëfehet moderatorja e sportit: Deri tani s’më ka tunduar asnjë mashkull aq shumë, ndaj jam beqare

Moderatorja e sportit, Hygerta Sako, ka folur në një interviste për albeu.com rreth planeve për të ardhmen e saj si dhe pasionin për udhëtimet.

Prej vitesh ajo është beqare dhe e konfirmoi se nuk ka dëshirë ende të krijojë një jetë të re, dhe se prioriteti i saj është vajza e cila pak ditë më parë festoi 15 vjetorin.

Më tej e pyetur reth konkurencës brenda punës së saj ajo u shpreh se jemi koleg dhe miq dhe se punën e bëjmë me dashuri.

Tani u bë vite si moderatore sportive, për çfarë do ta linte sportin Gerta?

-Më pëlqen aq shumë puna ime sa më dëshirë s’do e braktisja kurrë. Por jetës nuk i dihet dhe kurrë mos thuaj kurrë. Nëse do ta lija, do ishte veç një arsye madhore që s’mund ta parashikoj. Për momentin është mendimi i fundit që më vjen ndër mend. E dua futbollin dhe e bëj më shumë dvshirë punën time.

A i trembeni konkurences brenda stafit te RTSH Sport?

-S’ka konkurence në stafin tonë. Jemi një ekip, një grup profesionistësh që punojmë më shumë dashuri e pasion. Mbështesim njeri-tjetrin maksimalisht dhe pervecëse kolegë jemi dhe miq. Nuk i jam trembur asnjëhere konkurencës, ajo të vë në pozita pune e të motivon. Nëse puna funksionon me meritokraci, s’kam pse të kem frikë nga asgjë.

Si ka arritur Gerta të mbajë trupin kaq në formë?

-Eshtë edhe gjenetike, nuk është totalisht meritë e imja. Me kalimin e moshës u bëra pak me e ndërgjegjshme që po nuk u kujdese nuk ka gjenetike që të shpëton. Ndaj jam shumë e vëmendshme të ha vakte të shëndetshme, të ushtroj sport dhe të mos abuzoj me oraret. S’ka asgjë të pamundur nëse ke vullnet dhe dëshire për ta arritur.

Perveç sportit qe ju zë një pjesë të ditës, më se e kaloni kohën e lirë? (Pasion tjetër d.m.th)

-Pasion tjetër shumë i madh i imi janë udhëtimet. Më pëlqen shumë të udhëtoj, të eksploroj vënde të reja, të vizitoj qëndra historike apo bukuri natyrore. Ndaj sa herë më jepet mundesia, lëviz nga Tirana.

Cili është synimi i madh i në të ardhmen e afërt?

-Të krijoj muskujt abdominale Bëj shaka. Synimi për të ardhmen e afërt është të finalizoj me sukses edicionin e tretë të “Më të mirët e vitit”, tashmë ështe një traditë që këtë vit dëshiroj t’i jap përmasa akoma më të mëdha duke qënë se jam producente e këtij evenimenti. Shpresoj që edhe këtë vit me RTSH Sport të realizojmë një edicion të suksesshem dhe dinjitoz.

Turizmi malor apo detar?

-Anoj shumë më shumë nga deti. Duke qënë se jam rritur pranë detit, babi nga Vlora, mami nga Saranda, pra dhe pushimet te gjyshërit ishin përseri pranë detit, jam shumë e dhene pas turizmit detar. Por dhe mali më pëlqen, miafton mos të ngjitem në 2000 m lartesi me këmbe

Cili është qyteti juaj i preferuar që ju merr malli sa herë e vizitoni?

-Vlora, qyteti i origjinës time dhe pas saj Shkodra. Janë dy qytete që i dua shumë dhe shkoj sa më shpesh të mundem. Me Vlorën me lidhin shumë edhe kujtimet e fëmijerise, perveç natyrës së mrekullueshme që ka. Kurse Shkodra për mua është qytet i vecante, e dua shumë dhe e vizitoj shpesh.

Siç e dinë tashmë të gjithë ju jeni ende beqare. A ka ardhur koha që Gerta të krijoje një jetë të re?

-Mua më pelqen jeta që bëj. Këto gjëra nuk janë me llogari. Prioriteti im është vajza, kujdesi dhe përkushtimi për të. Por nëse dikush do jetë aq special sa të më bëjë për vete, le të vijë. Deri tani askush nuk më ka tunduar aq shumë. Dhe unë gjithmonë them: më mire vetëm se sa e keqshoqëruar.

Related Posts

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…
Paparazzi

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

16/01/2026
Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia
Paparazzi

Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia

16/01/2026
“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja
Paparazzi

“Erdhe e paftuar në shtëpinë time”/ Limi ia thotë në sy Albës, shpërthen banorja

16/01/2026
“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar
Paparazzi

“Stafi i klinikës më ndaloi…”/ Reagimi i Eliona Pitarkës pas akuzave të mjekut për dezinformim te dietave të fëmijëve: Jam e shokuar

16/01/2026
Mesazhi i Madonnës për protestat në Iran: Populli i tyre nuk e ka njohur lirinë, unë qëndroj pranë tyre
Paparazzi

Mesazhi i Madonnës për protestat në Iran: Populli i tyre nuk e ka njohur lirinë, unë qëndroj pranë tyre

16/01/2026
Deklarata e Julio Iglesias pas akuzave për sulm seksual: Nuk jam ndjerë kurrë kaq keq
Paparazzi

Deklarata e Julio Iglesias pas akuzave për sulm seksual: Nuk jam ndjerë kurrë kaq keq

16/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

16/01/2026
Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia

Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia

16/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al