• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet mafiozi shqiptar me origjinë nga Gjirokastra: Si e rrëzova perandorinë e krimit të ‘Cosa Nostra-s’

12/11/2017
Rrëfehet mafiozi shqiptar me origjinë nga Gjirokastra: Si e rrëzova perandorinë e krimit të ‘Cosa Nostra-s’

John Edward Alite i njohur ndryshe si “Jonny Alletto” është mafiozi me origjinë shqiptare, i konsideruar si “krahu i djathtë” i familjes mafioze Gambino dhe padronit John Angeli. Në 2011-ën, Alite u dënua me 10 vjet burg për një sërë akuzash, si: vrasje, drogë, vjedhje, vënie gjobash dhe fshehje të krimeve.

Në këtë periudhë të qëndrimit të tij në burg, ai bashkëpunoi me autoritetet federale amerikane. Alite dëshmoi kundër familjes mafioze Gambino, Gotti-t, Charles Carneglia dhe kundër ish-bashkëpunëtorëve të tij.

Por si arriti Alite të bëhej një nga personat më të besuar të familjes Gambino dhe çfarë e shtyu të bashkëpunonte me FBI? Përgjigjen e këtyre pyetjeve, mafiozi me origjinë shqiptare i ka zbuluar në një intervistë për “Joq”.

“Kam lindur dhe rritur në New York, rrënjët e familjes time janë nga Tirana dhe Gjirokastra! Rreth viteve 1938 gjyshi Ali emigroi drejt Amerikës, së bashku më një kushëririn e vet për të zhvilluar një biznes këtu, hapjen e një restoranti. Pas shtatë vitesh ai tërheq dhe pjesën tjetër të familjes, si edhe babin tim. Gjatë regjimit komunist ne si familje kemi pasur marrëdhënie shumë të mira me familjen e Enver Hoxhës, dhe kjo na favorizonte shumë që ne të hynim dhe të dilnim lirshëm nga Shqipëria.

Lagjia ku unë u rrita ndikuan në rininë time, aty zbatohej ligji i rrugës dhe duhet të ishe i “fortë” që ti mbijetoje rrugës. Babai im nuk kishte lidhje fare me botën e krimit, ndryshe nga xhaxhai im. Një natë xhaxhai më mori në një klubet e bixhozit në Bronx ku u njoha me nga afër me mafiozët italo-amerikanë.Rastësisht në një kafe njihem me John Junior Gotti, djalin e Gotti-t të madh.

Duke u bërë shok me të, babai i Junior e kuptoi tipin tim dhe ishte në interesin e tij që unë të qëndroja pranë të birit, kështu më bën dhe pjesë të aktiviteteve të tyre kriminale. Isha zbatues i rregullave të Gottit, punëve të tyre të pista, të cilat ai vet nuk i zbatoi kurrë. Unë kam marr armën dhe kam kryer krime, ndryshe nga italianët ne shqiptarët nuk ndruhemi nga dhuna , përballemi , u’a kthejmë me të njëjtën monedhë e tregojmë trimërinë, guximin dhe besnikërinë tonë. Dhe Gotti kishte nevojë pikërisht për këta lloj tipash”, tregon John Alite.

Por historia ka marrë rrjedhë tjetër kur Alite u fut në burg. Mafiozi me origjinë shqiptare tregon se aty ka marrë veshë që Gotti po rrëfente gënjeshtra kundër tij duke ia punuar pas shpine.

“Ndërsa isha në burg u informova se Gotti po rrëfente shumë gënjeshtra në lidhje me mua, por ato nuk ishin aspak të vërteta dhe unë disponoja dokumenta kundër fjalëve të tij dhe për t’i vërtetuar këto unë e ndjeva si detyrë të rrëfehem. Që të gjithë të më njohin kush ka qënë në të vërtetë John Alite , trimërinë dhe besnikërinë time e treguar ndaj tyre ndërkohë ata u munduan të ma punonin pas shpine “hë mo se shqiptar ky” duke më nënvlerësuar!”, është shprehur Alite.

Pas daljes nga burgu, ai i është rikthyer jetës normale dhe ka publikuar dy libra, në librin e parë është pasqyruar jeta e vërtet dhe e dokumentuar e John Alite, ndërsa libri i dytë tregon sesi ndryshoi jeta e Alite, nga një djalë që merrej me aktivitete sportive dhe një shpirt luftarak, në një vrasës të trajnuar.

“Nuk është e lehtë të jesh një kundër italianëve, forcës së mafies, por e rëndësishme është që unë nuk jam më pjesë e tyre. Dhe familja ime e di që unë kam ndryshuar. Mesazhi im për të gjithë shqiptarët është të qëndrojmë sa më të bashkuar më njëri tjetrin, të mos xhelozojnë, por të vazhdojmë të qëndrojmë të fortë dhe besnik ashtu siç jemi ne shqiptarët, krenar për flamurin tonë”, ka përfunduar John Alite.

Related Posts

Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg
Kryesore

Ndihmoi të birin të fshihte trupin e vajzës shqiptare, nëna e vrasësit të Ilaria Sulës dënohet vetëm me 2 vite burg

30/11/2025
Atentat/ Ekzekutohet biznesmeni
Kryesore

Atentat/ Ekzekutohet biznesmeni

30/11/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Bllokohet kalimi në Kakavijë, fermerët grekë pritet ta zgjasin protestën deri më 5 dhjetor

30/11/2025
Ina Zhupa takim me fermerë në Konispol: AKU e paaftë për të kontrolluar tregun! Po dëmtohen prodhuesit vendase duke mos gjurmuar abuzuesit
Kryesore

Ina Zhupa takim me fermerë në Konispol: AKU e paaftë për të kontrolluar tregun! Po dëmtohen prodhuesit vendase duke mos gjurmuar abuzuesit

30/11/2025
Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri (VIDEO)
Lajme

Fjalimi prekës i Big Mamës për Shpat Kasapin: Miku im, ti s’ke vdekur! Kjo nuk është lamtumirë, por shihemi përsëri (VIDEO)

30/11/2025
Nëna e Shpat Kasapit pret ngushëllimet me fotografinë e djalit mbi gjoks
Kryesore

Nëna e Shpat Kasapit pret ngushëllimet me fotografinë e djalit mbi gjoks

30/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zachery Ty Bryan i rikthehet burgut: Arrestimi i aktorit të “Home Improvement” për herë të gjashtë

Zachery Ty Bryan i rikthehet burgut: Arrestimi i aktorit të “Home Improvement” për herë të gjashtë

01/12/2025
Doli nga fusha me barelë, dëmtohet Arbër Hoxha

Doli nga fusha me barelë, dëmtohet Arbër Hoxha

01/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al