• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrëfehet këngëtarja Eleni Fueria: Kisha frikë se po të dilja hapur si shqiptare nuk do më jepeshin të njëjtat shanse

09/02/2021
Rrëfehet këngëtarja Eleni Fueria: Kisha frikë se po të dilja hapur si shqiptare nuk do më jepeshin të njëjtat shanse

Në emisionin “Ballë Përballë” të gazetarit të njohur grek Nikos Chatzinikolaou, është rrëfyer mbrëmjen e të hënës këngëtarja shqiptare Eleni Fureira. Pas vendit të dytë në festivalin “Eurovision” për Qipron, këngëtarja 33-vjeçare pretendon të sundojë arenën ndërkombëtare të muzikës POP.

Për momentin, gjithsesi, Fureira si gjithë planeti, është izoluar në shtëpinë e saj në Glifadha, Athinë, në pritje të fundit të pandemisë.
Deri atëherë Diva e performancave paralizuese ka vendosur të shfrytëzojë kohën e lirë për të thyer heshtjen, e ndoshta këtë radhë, për të vendosur gjërat në vendin e duhur. Gjithmonë, sipas aftësive të Fureira, që kufizohen ndjeshëm në ato të një talenti të madh të skenës muzikore, të një pamjeje mahnitëse e joshëse sa s’bëhet e dytë, por aspak të oratorisë.

Këtë e vërtetoi dhe në emisionin e djeshëm, dedikuar të famshmes Eleni Fureira, me ndërhyrje nga emra të njohur të pentagramit e show-bizit grek, bashkëpunëtorë apo miq të saj, të cilët si në konsensus pohuan se “kur të tjerët janë lodhur, Eleni sapo ka filluar, kur të tjerët e mbyllin punën e ditës, Eleni bën thjesht një pushim e vazhdon me më shumë energji”.

Punëtore dhe e aftë, karakteristika që nuk i mohohen dhe pa të cilat një emigrante e varfër shqiptare nga Fieri, pa shkollë e profesion tjetër nuk do fitonte kurrë titullin triumfues të “POP Idol”, sidomos në Greqi! Natyrisht që gazetari mikpritës e me eksperiencë do bënte pyetjen “përse e fshihje origjinën shqiptare për vite të tëra”.

Me ndihmën e pak fjalëve të ricikluara shpesh në bisedë, Fureira deklaroi se “ashtu ndjehesha, nuk mundesha, isha një fëmijë i frikësuar në një shoqëri ku shqiptarët, diversiteti nuk bëhej lehtë i pranueshëm. Nuk e kuptoja dot përse të ishe shqiptar ishte aq e papranueshme” ndërsa pas shumë luhatjesh pranoi se “kisha frikë se po të dilja hapur si shqiptare nuk do më jepeshin të njëjtat shanse”.

Në vijim Fureira tha emrin e vërtet “Entela Fureraj” por duke pohuar se rrënjët e mbiemrit të saj janë Fureira, vijoi me përshkrimin me tone dramatike të “Luftës Civile të viteve 2000” mesa kuptuam e kishte fjalën për vitin 1997, si dhe se si familja kaloi një muaj shtrirë në shesh nga frika e plumbave, si nëna e saj qëllonte çdo ditë në ajër për të treguar se kishin armë dhe se si i ati i saj dërgoi urgjentisht një taxi për t’i larguar nga ferri në “vendin magjik”.

Fureira i largua fëmijë 8-9 vjeç vetëm me një qeskë çamçakëzi dhe çokollata-të cilat i refuzoi mami duke i premtuar se në vendin magjik do ketë 1000 herë më të mira- duke kënduar një këngë për fëmijë “muzika, muzika” që do donte shumë të ridëgjonte, se ishte shumë e njohur atëherë, por që nuk e gjen dot më, e kërkoi por është e pamundur, muzika shqiptare cilësore për fëmijë është zhdukur pa lënë gjurmë, as në youtube!

Rrëfimi i një njeriu viktimë i stereotipave dhe racizmit në një epokë kur Greqia është përfshirë në valën e “me too”, me akuza të përditshme kundër dhunës e sjelljes arrogante në fushën e sportit, të artit- me dosjet ligjore të hapen çdo ditë kundër “të fuqishmëve” të sferave të ndryshme- normalisht do duhet të ushqente një tjetër frymë, një valë më të fortë të qindra mijëra emigrantëve edhe nga Shqipëria, por jo vetëm, vërtet të integruar tashmë, por prej vitesh pre të të njëjtit trajtim.

Madje, vetë gazetari Chatzinikolaou këmbëngulte si replikë “Eleni, gjërat në Greqi kanë ndryshuar për ty, për shqiptarët e tjerë e njëjta klimë vazhdon të ekzistojë, nga grekët. Ne duhet të bëjmë shumë akoma për t’u bërë shoqëri e hapur ndaj diversitetit”. Në fakt, akoma dhe pas një emisioni të gjatë, krejt të dedikuar, ku u prezantua një femër e bukur, artiste e rrallë, grua e fortë, fëmijë i ëmbël, motër e dashur” Eleni Fureira nuk arriti të transmetonte mesazhet e pritura, madje as të gjente fjalët e duhura për të mbrojtur saktë veten, duke lënë të tjerët sërish të bëjnë punën e rëndomtë, ose thjesht duke lënë shumë për të dëshpëruar.

Në një tjetër rast, ylli i POP në Greqi, Tamta, me të njëjtën karrierë, para se të thoshte emrin në kamera, deklaronte se ishte emigrante nga Gjeorgjia, duke u bërë shembull e idhull i komunitetit të saj. Komuniteti ynë, në rastin e kundërt, do duhet të mjaftohet me tingujt ritmik dhe lëkundjes sensuale çmendëse të Fureirës dhe famës së një tjetër performer super seksi nga Shqipëria, në Greqi e botë.

Related Posts

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)
Kryesore

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
PD përgënjeshtron lajmin për dorëheqjen e Bujar Leskajt: Shpifje e Edi Ramës!
Kryesore

Bujar Leskaj kundër Berishës për bojkotimin e reformës territoriale: Do t’i jepnim mundësi Ramës ta deformojë më shumë

02/02/2026
Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri
Kryesore

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri

02/02/2026
Takimi i Mirit me vajzën, flet për herë të parë Landi: Doli duke qarë…
Paparazzi

Takimi i Mirit me vajzën, flet për herë të parë Landi: Doli duke qarë…

02/02/2026
Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?
Paparazzi

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, çfarë ndodhi?

02/02/2026
‘Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty
Paparazzi

‘Sa e pështirë’/ Përplasje mes Olsës dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi për ty

02/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

Kërkohej për vjedhje banesash, shihni si e arreston policia të riun nga Saranda (VIDEO)

02/02/2026
Spikati me kombëtaren, mbrojtësi kuqezi në formacionin e kualifikueseve të botërorit

Rikthehet Liga e Kombeve, Shqipëria në vazon e parë

02/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al