• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rrapo: Luftëtari, me mentalitet fituesi drejt Kukësit

29/03/2017
Rrapo: Luftëtari, me mentalitet fituesi drejt Kukësit

Pas një jave përgatitjeje me intensitet të lartë, stafi teknik i Luftëtarit ka menduar që ekipi të pushojë të martën, pushim i cili vjen katër ditë para transfertës së Kukësit. Me objektiv primar vijimësisë e serisë së rezultateve pozitive, gjirokastritët janë të bindur se ata nuk do të zhgënjejnë në takimin mbyllës të fazës së tretë. Donald Rrapo, mesfushori i Luftëtarit, në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, pohoi se në Kukës i pret një ndeshje tejet e vështirë, por jo e pamundur për të synuar rezultatin pozitiv.

“Kukësi është një skuadër për t’u admiruar, pasi i ka dhënë garës për titullin kampion mes skuadrave si Partizani dhe Skënderbeu më shumë bukuri dhe agresivitet. Është e kuptueshme që na pret një ndeshje shumë e vështirë. Do të luajmë me kryesuesit e Superiores, por kjo s’do të thotë se në fushë do të hyjmë të dorëzuar, përkundrazi do të besojmë deri në fund te rezultati pozitiv.

Kemi dy javë që po përgatitemi fort për këtë ndeshje, me objektiv marrjen e maksimumit. Mungesat e rëndësishme na ‘privojnë’ në njëfarë mënyre objektivin, por Luftëtari ka në përbërje të tij lojtarë cilësorë, të aftë për t’u përballur me çdo kundërshtar. Jemi skuadër pa yje, por kemi mentalitetin e fituesit, ndaj dhe me Kukësin, si në çdo ndeshje, do të synojmë rezultatin pozitiv”, u shpreh 26-vjeçari i Luftëtarit, Donald Rrapo.

Gjirokastritët, në dy përballjet e luajtura me Kukësin këtë sezon futbollistik, kanë arkivuar një humbje dhe një barazim. 1-0 janë mundur gjirokastritët në “Zeqir Ymeri” në fazën e parë dhe kanë barazuar 2-2 në sfidën e dytë në stadiumin “Gjirokastra”. Në këtë ndeshje eurogoli i Donald Rrapos, në minutën e 87-të, nga rreth 30 metra u ngriu buzëqeshjen e fitores së parakohshme verilindorëve.

Rrapo, edhe pse nuk e kanë nisur lojën si titullar në shumë takime, atëherë kur i janë kërkuar shërbimet e tij ka ditur të japë më të mirën në fushë, pavarësisht pozicionit ku ka luajtur. Me të drejtë në Gjirokastër Rrapon e etiketojnë si “asi nën mëngë” i Milinkoviçit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sylvinho: Ëndrra jonë, kualifikimi në Kupën e Botës
Lajme

Sylvinho: Ëndrra jonë, kualifikimi në Kupën e Botës

01/12/2023
Aksidentohet futbollisti shqiptar i Serie A (FOTO)
Lajme

Aksidentohet futbollisti shqiptar i Serie A (FOTO)

30/11/2023
FIFA publikon renditjen, ja ku është Shqipëria
Lajme

FIFA publikon renditjen, ja ku është Shqipëria

30/11/2023
“Një polic të cilin shokët nuk e dëgjojnë”, nota e Asllanit në ndeshjen me Benfican
Lajme

“Një polic të cilin shokët nuk e dëgjojnë”, nota e Asllanit në ndeshjen me Benfican

30/11/2023
Champions League: Inter me dy fytyra në Lisbona, Reali nuk e fal Napolin
Lajme

Champions League: Inter me dy fytyra në Lisbona, Reali nuk e fal Napolin

29/11/2023
Dedikimi për nënën dhe raporti me vjehrrën, rrëfimi i Taulant Seferit
Kryesore

Dedikimi për nënën dhe raporti me vjehrrën, rrëfimi i Taulant Seferit

26/11/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete

01/12/2023
Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit

Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit

01/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al