Ushtroi dhunë fizike ndaj bashkëshortes, vihet në pranga 56-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet arrestuan në flagrancë shtetasin S. Sh., 56 vjeç, banues në fshatin Gurë, Këlcyrë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Materialet në ngarkim të shtetasit S. Sh. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.