• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Roland Bejko: PD duhet të mbrojë interesat e shqiptarëve, jo të elitës së saj malinje e të korruptuar që i ka hipur si çiban në qafë

27/08/2021
‘Plas’ te PD Gjirokastër, Roland Bejko: Po të isha në vend të Tritan Shehut nuk do e pranoja mandatin, nuk i takon (VIDEO)

Nga Roland Bejko

Jam dakord përgjithësisht me atë që tha, por jo me atë që bëri prof.Marku Marku!

Dorëheqja e Mark Markut duhet lexuar qartë nga Kryetari i PDSH dhe mbi këtë arsye duhet reflektuar në të ardhmen nëse vërtet PD është e dëshiron me gjithë mend të jetë aty për të mbrojtur e përfaqësuar interesat e demokratëve dhe shumicës së shqiptarëve, dhe jo thjesht të një elite të saj malinje, të korruptuar, të amortizuar, të konsumuar që prej 30 vjetësh i ka hipur si çiban në qafë dhe po i pi gjakun atij trupi politik që është sendërtuar falë mundit e sakrificave të mijëra e mijëra demokratëve që nga 1990 e deri më sot, ku jo pak prej tyre e kanë paguar me jetë këtë angazhim. Kush e do PD dhe ka respekt për demokratët e sakrificat e tyre, duhet që interesi i përgjithshëm të prevalojë mbi atë personal, ose e thënë ndryshe, interesi personal duhet të jetë në koherencë me interesat e përgjithshme të familjes politike. Kjo duhet të fillojë që nga Kryetari, ish Kryetari dhe të shkojë deri te anëtari më i thjeshtë, ndryshe PD do mbetet një parti e madhe ndoshta, por jo e mjaftueshme për të marrë pushtetin, pra do mbetet përjetësisht në opozitë. Kjo u ka ndodhur shumë partive të mëdha e tradicionale në Evropë, deri sa janë “fikur” fare. PD duhet shpëtuar! Me Partinë Demokratike duhet bërë politikë, dhe jo biznes.

Ajo duhet parë si një laburator idesh, meritokracie, programesh, aksionesh politike, dhe jo si një punishte artizanale që prodhon para dhe të mira materiale. Në fakt, profesor Mark Marku s’bëri gjë tjetër, veçse shprehu me zë dhe me akt, atë që shumë të tjerë nga nivelet e larta tek më të ultat në PD, e mërmërisin kafeneve, por nuk kanë guxim ta thonë me zë të lartë. Jam dakord përgjithësisht me ato që tha, por jo me atë që bëri Marku, pra jo me dorëheqjen. Beteja të tilla duhen çuar deri në fund. Unë vazhdoj të besoj se përpjekjet nga brenda mund të jenë më efikase për demokratizimin e PD-së, se sa kritikat nga jashtë, studiove e gazetave.

Dorëheqja në vetvete krijon një lloj sensibilizimi të lartë disaditor në opinionin publik, pastaj ngelet thjeshtë si një referencë e një akti fisnik në historinë politike në përgjithësi, ose harohet fare. Në fakt, me sa kam parë, largimi i tij i ka gëzuar shumë malinjët brenda PD-së, se sa t’i ketë bërë mendjet racionale të reflektojnë. Gjithsesi, dorëheqja është një akt burrëror, që na krijon idenë se ky vend, ka shpresë që mund të bëhet një ditë, ashtu siç e dëshirojnë shumica e shqiptarëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

vjedhje, nene e bije, itali, karta e kreditit
Lajme

Nënë e bijë shqiptare vjedhin të moshuarën në Itali, i marin qindra euro nga karta e debitit

06/06/2023
itali, skiferi, tarrace, canta, para, shqiptari
Lajme

“Skifteri” shqiptar pikaset nga pronarët e shtëpisë, hidhet nga tarraca me çantën me para

06/06/2023
ylli rakimi, yuri kim, saimir tahiri, burgu, drejtesia, nexhmije hoxha
Lajme

“Mos u tall me popullin si me kafet e Nexhmije Hoxhës”, Ylli Rakipi analizon reagimin e Kim për Tahirin: Tha se drejtësi nuk ka

06/06/2023
puthje, rama, meloni, itali, kryeministri
Blog

Analiza/ Pse iu hodh në qafë me puthje Edi Rama, kryeministres italiane

06/06/2023
igli tare, lazio, lottito, sherri, trajneri, sarri
Kryesore

Të pathënat e largimit të Igli Tares nga Lazio

06/06/2023
shtetet, biznes, instat, shqiperia
Lajme

Cilët janë shtetet që bëjnë më shumë biznes në Shqipëri?

06/06/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

SPAK lëshon urdhër-arresti për ish-kryebashkiakun e PS

06/06/2023
10 të arrestuar në 5 muaj, si ranë njëri pas tjetrit zyrtarët e Kadastrës dhe Bashkisë Sarandë

Rrahu ish bashkëjetuesen, arrestohet 50-vjeçari në Këlcyrë

06/06/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al