• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Rithemelohet” PD Gjirokastër, Dashua është ulur një karrige më poshtë, Spiro Ksera shkëlqen me mungesën e tij (FOTO)

23/04/2022
“Rithemelohet” PD Gjirokastër, Dashua është ulur një karrige më poshtë, Spiro Ksera shkëlqen me mungesën e tij (FOTO)

Pas zgjedhjes së Eri Shehajt në krye të PD Gjirokastër përmes një procesi të organizuar nga Komisioni i Rithemelimit pas të cilit qëndron Sali Berisha, sot njoftohet se është bërë edhe konstituimi i kryesisë së kësaj dege. Po të shohësh mes fotove janë të njëjtët personazhe që kemi parë në këto 9 vite opozitë të PD-së dhe përgjatë qeverisjes që përfundoi në vitin 2013.

Thjesht Dashua ka ndryshuar vendin, nuk është më në krye të tavolinës, por është ulur pak më poshtë. Po kështu edhe Bequa. Mungojnë vetëm ata pak si Taku me shokë, që u rreshtuan pro Lulzim Bashës. Më pak fjalë, s’ka asnjë lajm nga PD-ja e re e rithemeluar në Gjirokastër. Nuk ka prurje të reja, nuk ka profesionistë të rinj që duan t’i qasen kësaj force politike e të shfaqen si alternativë përballë socialisteve në Gjirokastër.

Shohim të njëjtat fytyra që presin me shpresë se një ditë PD-ja do të vijë në pushtet dhe ata do të jenë të parët që do ndajnë vende pune në shtet, tendera apo përfitime të tjera. Në takimin e konstituimit ka shkëlqyer me mungesën e vet Spiro Ksera, ish-ministri i dënuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre. PD-ja nuk është në krizë vetëm në Gjirokastër, por kudo tjetër. Ka hyrë në një spirale që nuk është fare çudi të katandiset si PASOK-u në Greqi. Për fat të keq dëmi më i madh i bëhet vendit që lëngon prej vitesh nga mungesa e opozitës. ©argjiroja.net 

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al