Paparacët kapën shumë fotografi të Rita Ores gjatë pushimeve në Ibiza me shoqërinë dhe të dashurin e ri, Romain Gavras. Pas disa ditëve të mira të kaluara së bashku në brigjet spanjolle, këngëtarja dhe shoqëria e saj bashkë me të dashurin e ri, kanë vendosur që të ndërrojnë destinacion. Të shtunën, në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, 29-vjeçarja bëri të ditur se ndodhej në ishullin Korfuz të Greqisë.
Prezenca e saj nuk mund t’i shpëtonte edhe vëmendjes së mediave greke. Lajmin për prezencën e saj në Korfuz, “Protothema” e ka renditur si të katërtin më të rëndësishëm në faqe, ndërsa gjatë raportimit e kanë parë të tepërt që të përmendin faktin se ajo është shqiptare.
Shumë prej komentuesve janë fokusuar pikërisht këtu, duke theksuar se Rita Ora dhe Dua Lipa janë dy këngëtare që i mëshojnë idesë se Shqipërisë Etnike. Lajmi është publikuar në mjaft media të tjera greke.
Tashmë këngëtarja Rita Ora po qëndron në një resort luksoz në ishullin Korfuz, për të cilën po paguan 18,759 dollarë për një natë, shkruan Daily Mail. 29-vjeçarja ka qenë duke ndarë imazhe me bikini nga po i njëjti vend, i cili në pishinë ka edhe një jaht privat.
Vendi posedon rreth një mijë metra katrorë, ku mund të jenë të pranishëm rreth 14 persona. Ajo çka e bën edhe më të veçantë këtë resort është pamja e Greqisë dhe Shqipërisë, të cilat mund të shihen nga jashtë. Të gjitha dhomat dhe banjat e mobiluara me gjësende luksoze, kanë pamje nga deti. Në pjesën e brendshme, ajo përmban kuzhinë me 12 ulëse, dekore moderne, kinema dhe pjesë të tjera argëtuese. Derisa ajo po udhëton në vende të ndryshme të botës, Rita do të duhet të qëndrojë dy javë e izoluar, pasi të kthehet në Londër.