Së shpejti, aplikacioni WhatsApp mund të lejojë përdoruesit tu dërgojnë para njëti tjetrit përmes bisedave. Risia quhet WhatsApp Payment dhe në Indi ka filluar përdorimi në sistemet iOS dhe Android. Sipas mediave indiane, për tranfertën përdoret platform e unifikuar (UPI) e përdorur gjthashtu nga Google dhe Amazon.
Që të funksionojë duhet të kesh një llogari bankare dhe një kartë debiti të lidhur me platformën e aplikacionit të mesazheve.
Nëse komanda që do vendoset do të aktivizohet, WhatsApp u dërgon udhëzime bankës për transferimin e parave përmes llogarive UPI. Sigurisht që edhe marrësi duhet të ketë një ID të UPI-t që të mund të përfitojë paratë.
WhatsApp me një risi në fund të nëntorit, për ata që kanë merak bisedat që ruhen pas 7 ditësh
Fituat 700 mijë dollarë! Nëse i je përgjigjur kësaj SMS-je në WhatsApp njofto menjëherë policinë
Nëse je nga ata që i bëjnë ‘mute’ grupit, WhatsApp merr vendimin
Deri më tani nuk dihet nëse kjo risi do të futet në Europë dhe në Ballkan, por gjasat janë që të kthehet në një risi globale, duke qenë se WhatsApp është një prej aplikacioneve të mesazheve dhe me ndërveprueset në botë.
Ndiq videon sqaruese si më poshtë:
https://metro.co.uk/video/how-send-receive-money-whatsapp-2286604/?ito=vjs-link