Mihal Kokëdhima është rikthyer sërish në vëmendje pasi është filmuar duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh dhe ndodheshin në pronën e tij.
“Ik nga prona ime gjej rrugen nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipesh mbi gardh une e kam rrethuar ti”, dëgjohet një zë që bërtet në video, që sipas dëshmitarëve është i Mihal Kokëdhimës.
Video e tij disa muaj më parë, kur hipi sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunoi, tronditi opinionin publik dhe pamjet bënë xhiron e rrjetit dhe u publikuan edhe në mediat e huaja.