Bashkia Sarandë ka vlerësuar me Çertifikatë Mirënjohjeje mjekun e njohur Vasil Llajo. Themeluesi i klinikës së parë private në Shqipëri, “Intermedica”, e cila është e shtrirë gati në të gjithë vendin, e merr këtë vlerësim me motivacionin “Për kontributin e dhënë në vlera monetare me destinacion realizimin e rinovimit tërësor të Muzeut të Gjimnazit “Hasan Tahsini” Sarandë”. Më tej në Çertifikatën e Vlerësimit, kryetari Adrian Gurma shkruan: “Keni mirënjohjen time dhe të të gjithë brezave të nxënësve e mësuesve të kësaj shkolle, me histori 63-vjeçare, që falë jush, memorizohet në këtë Muze, i cili është pjesë e shndritshme e kujtesës së qytetit të Sarandës”. ©argjiroja.net