Ka rinisur procesi i numërimit në KZAZ nr. 90, në Sarandë. Puna në këtë KZAZ ishte ndaluar për shkak të lodhjes së numëruesve. Disa Bashki në vend ndërprenë procesin e numërimit të votave ditën e sotme, me të njëjtën arsye: komisionerët ishin të lodhur!Procesi i numërimit u ndërpre më herët në Shijak, Roskovec, Devlinë dhe Kamzë, ndërkohë që puna ka rinisur sërish edhe në këto zona.