• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Rilindja Urbane”, miratohet projekti për qendrën e Libohovës

13/02/2017
“Rilindja Urbane”, miratohet projekti për qendrën e Libohovës

Libohova përfiton një tjetër investim të rëndësishëm nga qeveria shqiptare.

Është fjala për projektin e rivitalizimit të qendrës së qytetit. Lajmin e bën me dije kryebashkiakja Luiza Mandi përmes një mesazhi shpërndarë në faqen e saj në Facebook.

Ajo thotë se zbatimi i projektit me një vlerë rreth 140 milionë lekë do të nisë së shpejti. Më poshtë postimi i plotë i kryebashkiakes së Libohovës.

Të nderuar miq,

Dëshiroj të ndaj me ju një lajm të mirë. Libohova përfiton një tjetër investim të rëndësishëm nga qeveria shqiptare. Është miratuar sot projekti për rivitalizimin e qendrës së Libohovës dhe besoj se punimet do të nisin së shpejti.

Janë rreth 140 milionë lekë që do të përdoren për të ndryshuar totalisht pamjen e qendrës së qytetit. Është fjala për projektin të cilin ne e prezantuam pak kohë më parë në Libohovë dhe e diskutuam publikisht me qytetarët. Ky është investimi më i madh që Libohova përfiton vitet e fundit dhe që padiskutim nuk do të jetë i vetmi.

Nuk e kam për zakon të merrem me komente apo reagime cinike të atyre që e patën njëherë shansin për të drejtuar Libohovën dhe sot thonë me snobizëm që investimet  në Libohovë janë të pakta apo të shpërndara në mënyrë të pabarabartë.

Unë besoj se punët flasin më shumë se fjalët dhe qytetarët arrijnë të bëjnë diferencën. Në pak kohë ne arritëm të rikonstruktojmë rrugën në Bulo, po përfundojmë rrugën e Labovës, restaurimin e Kishës dhe presim të nisim rrugën nga Kthesa e Libohovës deri në Suhë. Veç këtyre është edhe investimi i madh në qendrën e Libohovës apo punë të tjera më të vogla.

Sigurisht që nevoja për investime është ende e madhe, sigurisht që ka ende shumë punë për t’u bërë, por Libohova ka përfituar në këtë një vit e gjysmë që unë jam kryebashkiake, më shumë investime sesa çdo herë tjetër. Pavarësisht dallimeve politike që mund të kemi, të paktën nuk duhet të lejojmë që gjethet të na pengojnë për të parë degët. Në fund dëshiroj të falenderoj ata që kanë punuar për projektin e rivitalizimit të qendrës dhe çdo libohovitë që kontribuoi me kritika apo sugjerime në këtë projekt madhor.

Nisja e këtij investimi krijon gjithashtu një front të ri pune për shumë zanatçinj dhe punëtorë në Libohovë.

Ne i mbajmë premtimet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Debati i Ramiz Alisë me Micotaqis për çështjen çame, flet Pëllumb Xhufi
Lajme

Debati i Ramiz Alisë me Micotaqis për çështjen çame, flet Pëllumb Xhufi

23/09/2023
Autobusët me emigrantë nga Greqia dhe Censi…
Blog

Autobusët me emigrantë nga Greqia dhe Censi…

23/09/2023
Senatori amerikan që mbrojti Fredi Belerin, nën akuzë bashkë me gruan për korrupsion
Kryesore

Senatori amerikan që mbrojti Fredi Belerin, nën akuzë bashkë me gruan për korrupsion

23/09/2023
Çfarë ndodh me motin duke nisur nga nesër
Kryesore

Verës i erdhi fundi, si ndryshon moti në fundjavë

23/09/2023
“Arjan, ti je vëlla”, çfarë i ka ndodhur opinionistit të njohur (VIDEO)
Lajme

“Arjan, ti je vëlla”, çfarë i ka ndodhur opinionistit të njohur (VIDEO)

22/09/2023
Aksident i trefishtë në Gjirokastër, raportohet për të plagosur (FOTO)
Kryesore

Aksident i trefishtë në Gjirokastër, raportohet për të plagosur (FOTO)

23/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Elisa Spiropali: Uroj që dielli i nxehtë i beharit të ketë pjekur edhe opozitën

Elisa Spiropali për Fredi Belerin: Një gozhdë Nastradini që do shumë durim për t’u shkulur

23/09/2023
Ngjarja shokuese në Greqi/ Kjo është shtëpia ku shqiptari mbante peng gruan për dy vite (FOTO)

Ngjarja shokuese në Greqi/ Kjo është shtëpia ku shqiptari mbante peng gruan për dy vite (FOTO)

23/09/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

✖