Në media po qarkullon një lajm se ish-ministri i Sali Berishës, Genc Ruli, një nga themeluesit e Partisë Demokratike dhe më pas një njeri që është përplasur ashpër me Berishën kur ai ishte në opozitë dhe në vitin 2005 iu bashkua KOP-it, tani do të jetë pjesë e ekipit të Lulzim Bashës. Genc Ruli është një njeri që pati një përplasje të ashpër me kreun aktual të PD-së dhe në deklaratën e tij publike tha se demokratët duhet të bashkohen dhe të nxjerrin për leckash jashtë nga selia kunatin dhe gruan e Lulzim Bashës.
Por sot mediat po thonë se Ruli paska ndryshuar mendim. Në 27 qershor 2017, dy ditë pas humbjes së zgjedhjeve nga PD-ja, Genc Ruli kërkoi largimin e Bashës nga drejtimi i partisë dhe iu bën thirrjeve mbështetësve të PD-së që ta përzënë nga selia bashkë me gruan dhe kunatin. Vendimin per ngrirjen e te gjitha funksioneve te tij deri ne zgjedhjet per kryetar, Ruli e cileson si banale.
Me tej Ruli duke shprehur kritikat per hartimin e listes se kandidateve per deputete, deklaroi se Basha e mori drejtimin e PD-se si dhurate nga Berisha. Ruli i vuri dhe kusht Bashes duke thene se nese nuk jepte dorehqjen deri neser, ui kerkonte simpatizanteve te PD-se qe ta nxjerrin nga zyra me force. Më poshtë deklarata e plotë e Rulit tre vite më parë.
Kam dashur te besoj se njeriu qofte, ky poltikan apo lider dhe ne momentin me te veshtire te jetes se tij, do perpiqej te pakten te ruante dinjitetin individual. Se dinjiteti jeton me gjate se cdo lavdi e mjere e castit.
Basha me deklaraten e tij justifikuese e banale tregoi qe dinjiteti personal eshte gjeja me e fundit qe e shqetson ate. Normalisht per nje individ qe e mori “lidershipin” e PD si dhurate ne “paje” nga Berisha dhe qe i beri programet e listat jo me zyrtaret e PD por me gruan e kunatin.
Ky lider qe beri nje marreveshje turpi me kundershtarin e tij politik. Thjesh duke kalkuluar interesin e vetvetes e jo te PD. Ky sot duhej vete te deklaronte largimin pa asnje kusht nga drejtimi i partise qe e coi ne gremine.
Ju them atyre qe ende e duan PD, e jo qe ende ju duhet, n.q.s ai nuk jep doreheqjen vete deri neser, shkoni te selia e PD e perzejeni ate gruan e kunatin sic perzuri Jezusi tregtaret nga Tempulli.