• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehet “Tirana Fan Zone” për Kampionatin Evropian, ekran gjigand dhe mundësi argëtimi në sheshin “Skënderbej”

11/06/2021
Rikthehet “Tirana Fan Zone” për Kampionatin Evropian, ekran gjigand dhe mundësi argëtimi në sheshin “Skënderbej”

Pas dy viteve të vështira prej tërmetit dhe pandemisë, adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të ndjekin Kampionatin Evropian të futbollit në hapësirën e posaçme “Tirana Fan Zone” në sheshin “Skënderbej”.
Nëpërmjet një ekrani gjigand të vendosur në qendër të sheshit i cili ka marrë pamjen e tapetit të blertë, por edhe në shoqërinë e aktiviteteve të ndryshme, qytetarët do mund të shijojnë 30 ditët e Kampionatit Evropian në një atmosferë fantastike.
Punimet e fundit para se “Tirana Fan Zone” të presë spektatorët e futbollit sot në mbrëmje u inspektuan nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili theksoi se kohët e bukura për Tiranën janë rikthyer.
“Është një ditë e bukur për Tiranën kur janë hapur të gjitha aktivitetet. Është shtuar orari dhe do të vazhdojë të shtohet edhe po i rikthehemi më në fund normalitetit. Tirana është hapur, por është hapur edhe me aktivitetet tradicionale. Sa herë që bëhej një ndeshje e madhe futbolli, sa herë që bëhej panairi i Vitit të Ri, sa herë që kishte aktivitete që zinin sheshet dhe hapësirat tona publike, ishin kohë të bukura për Tiranën. Këto kohë të bukura janë rikthyer. Ndaj edhe do të fillojmë traditën e eventeve masive në Tiranë, sigurisht duke respektuar higjienën dhe duke respektuar distancën midis pikave të shërbimit”, tha Veliaj.
Nga data 11 qershor deri më 11 korrik qytetarët do të mund të ndjekin ndeshjet në sheshin “Skënderbej”.
“Jo vetëm do të shikojmë ndeshjet , ku secili do bëjë tifozeri për ekipin e vet të preferuar, ku do të kemi dhe shumë nga të huajt që jetojnë në Tiranë që do të na bashkohen, por mbi të gjitha për t’u bashkuar në shesh si një familje e madhe pas dy viteve shumë të vështira me tërmetet dhe pandeminë. Më në fund ngrihemi më të fortë seç ishim kur u rrëzuam për një Tiranë që e do jetën, për një Tiranë që e do të bukurën, për një Tiranë që e do sportin dhe për një Tiranë që e shijon komunitetin. Kështu që ju presim të gjithëve këtë muaj në sheshin “Skënderbej” dhe si një mënyrë për të kaluar mërzinë e muajve të vështirë dhe për t’iu rikthyer normalitetit më të fortë dhe më të bashkuar se kurrë”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.
Me lehtësimin e masave anticovid dhe përparimin e procesit të vaksinimit, kryeqyteti shqiptar po hapet dalëngadalë për t’iu rikthyer normalitetit dhe jetës së mëparshme.

Related Posts

Në kërkim të një mbrojtësi, Real Madrid i “vë syrin” Nico Schlotterbeck të Dortmund
Sport

Në kërkim të një mbrojtësi, Real Madrid i “vë syrin” Nico Schlotterbeck të Dortmund

11/02/2026
Kampioni italian i boksit për herë të parë në Tiranë, Diego Lenzi: Dua t’i tregoj shqiptarëve kush jam!
Sport

Kampioni italian i boksit për herë të parë në Tiranë, Diego Lenzi: Dua t’i tregoj shqiptarëve kush jam!

11/02/2026
Buzëqesh Chivu, Barella dhe Çalhanoglu rikthehen me grupin, derbi i Italisë edhe në merkato
Sport

Buzëqesh Chivu, Barella dhe Çalhanoglu rikthehen me grupin, derbi i Italisë edhe në merkato

11/02/2026
West Ham ndal United, Sesko i shpëton në limite, tifozi unik ngel pa qethur
Sport

West Ham ndal United, Sesko i shpëton në limite, tifozi unik ngel pa qethur

11/02/2026
Como trondit Napolin, i eliminim nga Kupa, Conte “fshin” edhe Serie A: Gara për titull?: Të mos bëhemi qesharak…(VIDEO)
Sport

Como trondit Napolin, i eliminim nga Kupa, Conte “fshin” edhe Serie A: Gara për titull?: Të mos bëhemi qesharak…(VIDEO)

11/02/2026
Disfata në klasike i kushton shtrenjtë, De Zerbi largohet nga Marseille
Sport

Disfata në klasike i kushton shtrenjtë, De Zerbi largohet nga Marseille

11/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

82 gola në 90 ndeshje, Mbappé shkruan historinë te Reali

82 gola në 90 ndeshje, Mbappé shkruan historinë te Reali

11/02/2026
Në kërkim të një mbrojtësi, Real Madrid i “vë syrin” Nico Schlotterbeck të Dortmund

Në kërkim të një mbrojtësi, Real Madrid i “vë syrin” Nico Schlotterbeck të Dortmund

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al