Për ditën e nesërme mos harroni çadrat në shtëpi, pasi në të gjitha qarqet priten reshje shiu dhe në Veri të territorit ato do të jenë mesatare, ndërsa qarku i Shkodrës do të jetë më problematiku, pasi reshjet e shiut priten të jenë intensive.
Në jug (Vlorë dhe Gjirokastër) ato priten lokalisht mesatare, ndërsa në lartësi të mëdha, reshjet do të jenë në formën e borës. Temperaturat do të jenë të ulta dhe do të variojnë në bregdet nga 6 °C deri në 14 °C, në vendet e ulëta: 6 °C-14 °C dhe në vendet malore: 1 °C – 7 °C.
Era nesër do jetë e lehtë ndërsa në bregdet do të forcohet dhe do të arrijë deri në 40km/orë, duke shkaktuar edhe dallgëzime por pa problem për lundrimin.