• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehet kali i qyqes në Gjirokastër

23/04/2022
Rikthehet kali i qyqes në Gjirokastër

Kali i qyqes shkaba e fundit folezuese në Europë është rikthyer këtë vit në të paktën në tri prej territoreve të tij në jug të vendit.

Joni, Ledi dhe Sonila ornitologë të specializuar në monitorimin, studimin dhe mbrojtjen e kalit të qyqes udhëtuan drejt Kurveleshit atje ku edhe kanë ngritur një stacion të ushqimit suplementar për këta shpendë të rrallë të rrezikuar globalisht. Në pak orë ata arritën të pikasin një çift në kohë pushimi në faqen e një shkëmbi të thepisur. Imazhet e ofruara prej pajisjeve të vëzhgimit ishin mbresëlënëse.

Kali i qyqes i kërcënuar me zhdukje e ka reduktuar popullatën e tij në Ballkan me gati 80% në 30 vitet e fundit. Ornitologët besojnë se në këtë fazë mbrojtja e të pesë territoreve të tij në Shqipëri është jetike ndërsa shpresohet edhe në shtimin me individë të rinj.

Ekipi i organizatës për Mbrojtjen dhe Konservimin e Mjedisit Natyror në Shqipëri ( PPNEA ) shpreson që të gjithë individët që udhëtuan rreth 8000 km për të dimëruar në Afrikë të kthehen këtë vit. Shqipëria ka humbur që prej vitit 2005 të paktën 9 nga 14 çiftet e kalit të qyqes. Helmimet dhe elektroshoku kanë qenë dy prej kërcënimeve të tyre gjatë folezimit ndërsa specialistët mendojnë se për ta shpëtuar specien simbol gjerësisht të përhapur përgjatë historisë do të duhet të rriten përpjekjet ndërkombëtare sidomos për të garantuar sigurinë përgjatë shtegëtimit./ TCh

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al