• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri, ja çfarë parashikohet për gjysmën e dytë të korrikut

12/07/2021
Temperatura deri në 40 gradë, ISHP apel qytetarëve: Çfarë duhet pasur kujdes

E martë dhe e mërkura janë parashikuar nga sinoptikanët si ditët më të nxehta të kësaj jave. Duke folur per News24, sinoptikania Lajda Porja u shpreh se gjatë këtyre dy ditëve pritet të kemi një riaktivizim të masave ajrorë afrikane, ndërsa në fundjavë temperaturat parashikohet të ulen me disa gradë, ku nuk përjashtohen rrebeshet e shiu në disa zona të vendit. Sinoptikania teksa theksoi se korriku do mbyllet në këto temperatura, me ulje dhe ngritje të shpeshta, por sipas saj, vala e të nxehtit afrikan do të jetë e pranishme.

“Gjatë gjithë korrikut masat ajrore, që zakonisht janë të nxehta dhe të thata, kanë kaluar nga Mesdheu duke u tejmbushur me lagështirë dhe gjatë gjithë kohës, lagështia gjatë 24 orëshit është goxha e lartë dhe kjo bën që i nxehti të ndjehet edhe të paktën 6 apo 7 gradë më shumë, nga vlera e shënuar zyrtare. sot temperatura maksimale, janë jo më shumë se 34 gradë. Pritet që nesër të kemi një riaktivizim të masave ajrore afrikanë që në fakt janë ende të pranishme në brigjet e Egjeut, kjo do të bëjë që nesër dhe të paktën e të mërkurën dhe pjesa e parë e ditës së enjte të jenë tre ditë të nxehta, termometri do ngjitet sërish në 39 gradë apo dicka më tepër në zona në qarkun e Beratit, ku mund të shkojë deri në 40 gradë. Ndaj presim që e marta dhe e mërkura të jenë dy ditët më të nxehta të javës.Presim të kemi tërheqje graduale të masave ajrore me origjinë afrikanë ditën e premte dhe në fundjavë dhe të kemi sërish freskim të motit. Në fundjavë presim vlera në 34 apo 35 gradë. Dita e premte dhe fundjava, megjithëse sjell rënie të ndjeshme të temperaturave sjell rrebeshe me stuhi breshëri, do jetë kryesish zona malore, rrethinat e kryeqytetit qarku i Elbasanit, Kruja Laci pritet që të kenë herë pas herë rrebeshe të premte të shtunë, parashikohet që vetëm vija bregdetare të jetë kryesisht pa reshje. Janë temeperatura tipike të korrikut, që të mbyllet në vlerat 33 – 34 gradë. javën tjetër por edhe ditët e fundit presim të kemi disa ditë shumë të nxehta.” tha sinoptikania Porja./ BW

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025
Kryesore

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
Rama: SPAK mos të bëjë gabim të kërkojë telefonin tim!
Kryesore

Bela bën “tërmet” në Fier, PS forcon mandatin e 12-të

12/05/2025
Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029
Blog

Letër e hapur Berishës: Mos jep dorëheqje se i duhesh Ramës edhe për 2029

12/05/2025
PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës
Kryesore

PS thellon rezultatin edhe me votat e Diasporës

12/05/2025
Kryesore

Gjirokastra, Fieri dhe Elbasani, 3 qarqet me diferencë “dramatike” votash PS-PD

12/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al