Kryeministri Edi Rama komentoi sot lajmin se Bashkimi Evropian ka prezantuar një masë të re lëvizjeje nga vitit 2023. Rama tha se nuk bëhet fjalë për një sistem vizash, por për një aplikim online nga banorët e vendeve që s’kanë nevojë për vizë, dhe lidhet me sigurinë e BE kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.
PYETJE: Procedura e re e BE për lëvizjen, a është ky një kthim pas për vendin?
Edi Rama: Së pari, punët e BE-së keni nisur ju ti mësoni veç meje. Ka që më 2016 që flitet, s’bëhet fjalë për kthim pas. Është një sistem sigurie në BE, për të gjitha shtetet joanëtare të BE, qytetarët duan të hyjnë në BE dhe s’kanë nevojë për vizë. Jemi në një shoqëri që s’ka të sharë, me amerikanët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi ETIAS, duhet se para të nisen për në BE të bëjnë një aplikim online dhe aplikimi s’është për vizë. Ti bën aplikimin dhe merr |PO| nëse je i lejuar të hysh në BE në bazë të kartelës kriminale. S’ka lidhje me qytetarët që s’kanë kartelë kriminale, për personat që s’kanë lidhje me terrorizmin a ku di unë se ça.