Fushat e vjetër e Gjirokastrës është rikonstruktuar. Investimi i kryer nga Bashkia Gjirokastër krijon kushte më të mira stërvitje per ekipin e Luftëtarit. Kryebashkiaku Flamur Golemi ka publikuar disa foto dhe një mesazh me këtë rast.
“Ata që e rrënuan Luftëtarin prisnin më pas të shihnin edhe dështimin tonë në ringritjen e klubit. Të vazhdojnë të bëjnë sehir nga dëshpërimi, por do t’i zhgënjejmë edhe kësaj radhe. Do të zhgënjejmë ata, por e sigurt që shumë më shumë do të lumturojmë. Janë sportdashësit dhe qytetarët e Gjirokastrës që mbështesin gjithçka ne po bëjmë për të rikthyer Luftëtarin aty ku e meriton të jetë. Pas riorganizimit të klubit, sapo kemi përfunduar edhe rikonstruksionin e fushës së vjetër, ku ekipi ka kushte dinjitoze për t’u stërvitur. E di shumë mirë se sot nuk është luks të kesh fushë me ndriçim e as dhoma zhveshje apo dushe me ujë të ngrohtë. Por nuk kanë pasur asgjë deri më dje prandaj më gëzon pa masë ky investim që bëmë. Luftëtari do të jetë më shumë herët se vonë në elitën e futbollit shqiptar. Suksese djema! Më e mira është e gjitha përpara!”, shkruan Golemi.