Futbolli duket se është në prag të një revolucioni të rëndësishëm. Sipas gazetës Bild, ekspertët e International Football Association Board janë mbledhur në Londër dhe pritet të marrin vendime të rëndësishme.
Më kryesori ka lidhje me goditjet e penalltive. Tashmë nuk do lejohet goli pasi lojtari ka dështuar në goditjen e parë të penalltisë. Nëse portieri e pret topin ose ai godet shtyllat e portës, atëherë gjithçka nis nga mesi i fushës.
Pra nuk ka më gol pas penalltisë së dështuar. Një tjetër ndryshim do jetë edhe ai që u kërkon lojtarëve që të dalin direkt jashtë vijës së bardhë kur bëhet ndërrimi. Ata nuk do të shkojnë në qendër, duke vonuar lojën.