• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Revista amerikane shkrim për biznesmenin gay nga Tepelena: Eltoni ishte nxënësi më i mirë i gjimnazit “Abaz Shehu” në 40 vjet histori

04/06/2021
Biznesmeni gay nga Tepelena i nxjerr të pasmet politikanëve (FOTO +16)

Revista amerikane “V MAGAZINE” i ka kushtuar një shkrim biznesmenit gay nga Tepelena, Elton Ilirjani. Në shkrim flitet mbi përfshirjen e komunitetit LGBTI në tregun e punës, si dhe bëhet një profil i shkurtër i asaj që përfaqëson djali nga Tepelena. Ndër të tjera aty thuhet se Elton Ilirjani ka qenë nxënësi më i mirë i gjimnazit “Abaz Shehu” përgjatë 40 viteve të tij. Më poshtë shkrimi i plotë i revistës amerikane.

Le ta pranojmë, bota e sotme e biznesin zhvillohet në skenën globale. Teknologjia është një nga aspektet që detyron prishjen apo aftësimin e bizneseve të të gjitha masave, për të tërhequr talentet më të mirë, cilëtdo që mund të jenë ata. Dhe teksa teknologjia avancon me hapa drastikë, njerëzit duhet të ruajnë ritmin e saj.

Një tjetër tendencë në rritje është ajo e 20-vjeçarëve që i japin formë vendit të punës aktual dhe të së ardhmes, teksa nga fjalët më të përmendura dëgjohen në të janë “diversiteti e gjithëpërfshirja.”

Por çfarë është divesiteti, dhe çfarë tentojmë të arrijmë me të?

Në fjalor kjo përshkruhet si “Prezenca e rangjeve të ndryshme të grupeve kulturore, etnike në shoqëri”. Në fjalë të tjera, një grup popullatë që përfshin të gjitha ndryshimet apo diferencat.

Diversifikimi në vendin e punës mudn të vijë në formën e “racave, origjinës etnike, aftësive, gjuhëve, statusit socio-ekonomik, gjinisë, fesë apo orientimit seksual.”

Dhe duke parë kontekstin global politik ku ndodhemi, është thelbësore të kuptojmë çfarë është diversiteti dhe si mund të përfitojë biznesi ynë prej tij.

Nuk është vetëm një çështje e plotësimit të standardeve. Kultivimi i kësaj kulture sjell pikëpamje të ndryshme dhe përshpejton kreativitetin.

Ky artikull flet për avantazhet e përfshirjes së grupit LGBTQ+ në tregun dhe vendet e punës. I përshkruar si një ekspert në divesitetin kulturor, ne do t’i përgjigjemi këtyre pyetjeve me shembullin e kudondodhur të Elton ILIRJANIT. Eltoni ka mbrojtur haptazi të drejtat e përfshirjes së LGBTQ+ prej vitesh, duke promovuar diversitetin kulturor në vendin e punës.

Është e thjeshtë të flasësh për teorinë dhe përkufizimet e përfshirjes së LGBTQ+ në vendet e punës. Por kur duhet që kjo të krijohet brenda një organizate, gjithmonë varet nga praktikat e procesit të rekrutimit.

Megjithse përmenden shpesh avantazhet e diversitetit dhe barazisë, ato nuk shërbehen si duhet nga mediat.

Përfshirja LGBTQ+ në vendet e punës i lejon kompanive të krijojnë grupe që sjellin pikëpamje dhe talente të ndryshme në tavoline, duke rritur inovacionin e rrjedhimisht të ardhurat.

Elton ILIRJANI është diplomuar në gjimnazin Abaz Shehu, si studenti më i mirë në 40 vitet e krijimit të tij. Ai ësht diplomuar në ekonomik dhe ka Master në shkenca politike nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë.

Elton ka themeluar grupin HeadHunter në vitin 2012, si një kompani rekrutimi që do të mbante lart flamurin e diversitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Grupi HeadHunter është tashmë agjencia më e madhe e rekrutimit dhe furnizimit me staf, në Serbi, Shqipëri, Bosnie & Herzegovina, Kosovë, Mali i Zi, Qipro, Maqedoni e Veriut, Greqi e SHBA.

Elton jeton tashmë në New York dhe është bërë anëtar i njohur i grupeve liberale që kanë si qëllim ndryshimin e politikave e dinamikave të vendit të punës.

HeadHunter Group ka selinë në New York City, ku ka bërë hapa të konsiderueshëm në përfshijen e grupeve LGBTQ+ në tregun e punës.

Por Elton nuk krijoi selinë e tij prestigjoze dhe prezencën globale për të qëndruar i heshtur. Ai vlerësohet nga media si një nga drejtorët më progresivë të dekadës së fundit.

Elton ILIRJANI i vërtetë po bën një ndryshim qe mund të matet.

Ai ka themeluar fondacionin Dignity Global Foundation, i fokusuar në mbrojtjen e të drejtave e politikave për përfshirjen e grave dhe grupeve LGBTQ+ në vendin e punës dhe në procesin e rekrutimit.

Në eksperiencën e tij, ai zbuloi hapësira të mëdha mes kandidatëve LGBTQ+ që paraqiteshin në intervistat e punës, dhe atyre që arrinin të fitonin vendin e punës. Kjo pasi mbetet në fuq fakti se kandidatët LGBTQ+ nuk arrijnë të fitojnë vendin e punës megjithse janë njëlloj apo edhe më shumë të kualifikuar se kandidatët heteroseksualë.

Elton ILIRJANI ka krijuar Indeksin e Barazisë së Punësimit për LGBTQ+, duke nxitur sektorët publikë e privatë për politika të drejtash të barabarta të vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor.

Atij i atribuohet lëvizja e suksesshme kundër intolerancës, dhe e përfshijes e dashamirësisë ndaj njerëzve transgjinorë; fushatat “Lëvizja e Buzëkuqit” dhe “Nobody is Straight” (Askush nuk është heteroseksual) kanë qenë nga më të zëshmet për mundësitë e barabarta të punësimit.

vmagazine.com

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al