Shqiperia pret një tjetër bum turistësh këtë vit dhe ekonomia po bën progress, por Ministrja e Ekonomisë Milva Ekonomi thotë se sistemi i drejtësisë po mban peng bisedimet e anëtarësimit për në Bashkimin Europian.
Nëse duam që të ardhmen ta kemi në BE, ne jemi të ndërgjegjshëm se ka disa prioritete, ndër të cilat më kryesori është reforma në drejtësi, i tha znj Ekonomi Rojterit në një intervistë nga Londra, duke shtuar se shumica e qytetarëve dhe bizneseve e shohin këtë reformë si një domosdoshmëri.
Ekonomia e Shqipërisë pritet të rritet me 3.8 përqind këtë vit, sipas parashikimeve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por vendi po përballet me një krizë politike rreth reformës në sistemin e drejtësisë para zgjedhjeve të përgjithshme të Qershorit.
Disa mijëra anëtarë të Partisë Demokratike në opozitë dhe ligjvënëss të saj kanë ngritur një kamp 800 metra katrorë përballë Godinës së Kryeministrit Rama, në kuadër të një konflikti për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme.
Partia demokratike po kërkon një qeveri teknike që të mbikqyrë zgjedhjet, por Rama deklaron se kjo është një dredhi për të ndalur reformën në sistemin e drejtësisë që ka si synim të luftojë korrupsionin dhe për të cilën BE po kërkon që të përfundojë para se të nisin bisedimet për anëtarësim.
Deputetëve të PD u kërkohet të votojnë një sërë masash për gjyqtarët e vetingut që të finalizohen ndryshimet, por protesta e tyre në çadër dhe mungesa në parlament nuk e mundëson këtë votim. Kishte shpresa që negociatat e BE të nisnin këtë vit, por tashmë afati tashmë është i pacaktuar.
“Ky proces tashmë nuk ka asnjë datë kse” thotë Ekonomi. “Duhet te vërtetojmë që kemi bërë disa hapa në një cilësi të mirë dhe mënyrën e duhur. Nëse ne po i bëjmë mirë detyrat tona, për reformën në drejtësi kemi mbetur aty. Shpresoj që të realizohet sa më shpejt që të jetë e mundur”, tha ajo.
Rritja ekonomike
Përsa i përket Ekonomisë në përgjithësi, Ekonomi bie dakord me FMN që rritja do të vazhdojë këtë vit, por duhet të bëhet më shumë. FMN i ka bërë thirrje Shqipërisë të shlyejë detyrimet e papaguara dhe të mbledhë më shumë të ardhura nga nafta dhe prona. Turizmi gjithsesi është në rritje. Tashmë uturime të reja javore apo dy herë në javë nga vende si Polonia, Republikca Ceke dhe Ukraina dhe fakti se Shqipëria po zhvillon këtë vit kampionatin e parë vjetor të Fluturimeve do të ndihmojë ruajtjen e rritmit të rritjes së numrit të turistëve me 15 % edhe këtë vit. Duhet të nalizohen dhe planet vitin që vjen për të zhvilluar një aeroport të ri në veri të vendit dhe në jugun e populluar me turistë, si dhe zhvillohen marina të reja. Por shqetësimet nga e ardhmja ekonomisë së Greqisë fqinje mbeten ende kërcënim. Greqia ka rënë nga vendi i dytë në vendin e katërt të partnerëve tregtare të Shqipërisë vitet e fundit dhe 180 mijë shqiptarë janë kthyer në atdhe nga Greqia së fundi. Gjithsesi Greqia mbetet një lojtar i rëndësishëm ekonomik në Shqipëri. “Nëse ata rriten, edhe ne ecim mirë, nëse ata bëjnë prapa, kjo ndikon dhe tek ne, – tha Ekonomi, megjithatë marrëveshjet e tjera ndërballkanike të Shqipërisë, tregojnë se kriza në Greqi nuk ka patur dhe aq impact të dhimbshëm në Shqipëri, shton Ekonomi./ Tema
http://www.reuters.com/article/us-eu-albania-idUSKBN16A15S?il=0