• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Retro” në Gjirokastër, Covid 19 dhe halli i vërtetë i Tritan Shehut (VIDEO)

21/11/2020
“Retro” në Gjirokastër, Covid 19 dhe halli i vërtetë i Tritan Shehut (VIDEO)

Pasi shfaqej i habitur një ditë më parë në Facebook pse kishte vetëm 3 raste të reja me Covid në Gjirokastër, ngaqë ai me siguri pret shumë më shumë e ndoshta do të shohë spitalet plot me kufoma vetëm që të goditet Rama, sot Tritan Shehu doli para mediave për të mbajtur një monolog të gjatë. Përsëriti të njëjtin refren të këtyre ditëve se rastet me Covid në Gjirokastër u rritën për shkak të paradës me makinat “Retro”. Mbase këtë e ka bindje e s’kemi ç’i bëjmë, ndonëse guxim i madh shumë të përcaktosh me kaq saktësi preçize shkakun e rritjes së rasteve, për një pandemi që ndryshon nga java në javë dhe shumë gjëra sot e kësaj dite janë të panjohura për shkëncëtarët.Por punë për të!

I habitshëm është një fakt tjetër, se si ish-deputeti e quan “aktivitet propagandistik të Rilindjes” ekspozimin e koleksionit të makinave të vjetra. Ku e sheh ai dimensionin propagandistik të këtij aktiviteti, ku thjesht për tre ditë qëndruan në rrugët e kalldrëmta automjete të koleksionistëve privatë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj? Çfarë propagande ka në këtë paradë makinash të vjetra, që vetëm sa evokojnë një kohë tjetër dhe tërhoqën vëmendjen e qytetarëve e maksimumi shkrepën ndonjë foto?

Le më pastaj kur Tritan Shehu shprehet i pezmatuar se mes këtyre makinave ishte edhe ajo e diktatorit Enver Hoxha. Tritan Shehu që kohë më parë pozonte i buzëqëshur krah Enverit, sot flet me përbuzje për makinën e tij, e cila ka vetëm vlerë historike dhe si e tillë ishte pjesë e paradës “Retro”. “Festa të krijuara artificialisht” shprehet më tej ish-deputeti i PD-së, a thua se festa quhen vetëm ato të krijuara natyralisht apo që lidhen me një datë simbolike.

Natyrisht që kohët ndryshojnë dhe jeta është më dinamike. S’është mëkat të shpiken apo krijohen festa të reja. Dhe për aq kohë sa ato sjellin vizitorë, ndihmojnë bizneset të gjenerojnë të ardhura, aq më tepër në këtë vit të vështirë, janë të mirëpritura edhe në Gjirokastër. “Retro” është sot një koleksion dhe një markë fantastike, që meriton çdo kompliment të mundshëm e që duhet shëtitur pse jo në çdo qytet të Shqipërisë. Të thuash që parada nuk duhej organizuar në këtë moment, është një gjë që mund të debatohet dhe Tritan Shehu është në të drejtën e vet ta mendojë ashtu.

Pavarësisht se për hir të së vërtetës bëhej fjalë për një aktivitet në ambient të hapur. Por të bërtasësh përditë e ta deklarosh me saktësi absolute se “Retro” solli Covidin në Gjirokastër, kjo është një gjë krejt tjetër që vetëm politikanë të “rënë nga vakti” si Tritan Shehu mund ta thonë, prandaj nuk duhet marrë seriozisht. Madje Tritanin as Dashua që i qëndronte aty në krah ka filluar të mos e marrë seriozisht që pas parjashtimit nga komisioni “Ruli” në PD. Ish-deputeti i Gjirokastrës thjesht ka kapur një cështje dhe do të bëjë politikë sa ta shtyjë dhe ca muaj derisa ta ndajë mendjen Basha nëse do e lerë më në listë apo jo. Në emër të kësaj lufte politike, e quan propagandë cdo aktivitet apo event që organizohet në Gjirokastër. Kjo qasje kaq destruktive, kjo retorikë kaq banale dhe malinjiteti për cdo gjë që bëhet në qytet nga qeveria apo bashkia, ka gjasa që t’i kushtojë PD-së në Gjirokastër edhe në zgjedhjet e 25 prillit.

©argjiroja.net 

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, nëna denoncon në polici: Më dhunuan dhe filmuan vajzën 12-vjeçare

13/07/2025
Shqipëria, e para në listën e destinacioneve verore jashtë zonës Schengen për t’u vizituar
Kryesore

Turistja serbe denoncon në polici: Në Ksamil më goditën me grusht në kokë

13/07/2025
La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish
Kryesore

La ëndrrën për futbollin që të ndërtojë të ardhmen në Theth, 23-vjeçari i zhgënjyer: Do emigroj sërish

12/07/2025
Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish
Kryesore

Blegtoria në rënie të lirë/ Shqipëria importoi nga jashtë 300 mln euro bulmet dhe 383 mln euro mish

12/07/2025
Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë
Kryesore

Vajzën nga Përmeti e pickon gjarpri, pas mjekimit fillestar në Gjirokastër shkon te Trauma në Tiranë

12/07/2025
romeo nazifi
Kryesore

Çmendet shqiptari në Greqi/ Tenton të rrëmbejë vajzën 4-vjeçare nga krahët e nënës

12/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

Ledri Vula flet për herë të parë për ndarjen nga Sara Hoxha: Distanca i ftohu raportet

13/07/2025
Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

Flluska misterioze plazme zbulohen mbi piramidat e Egjiptit nga 8,000 kilometra larg

13/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al