Edhe pse Gjirokastra është një ndër dy qarqet që deri më tani nuk është prekur nga koronavirus, mjekët dhe personi shëndetësor janë në gatishmëri për të pritur cdo pacient në momentet e para, pasi sic dihet më vonë trajtohen në Spitalin Infektiv në Tiranë. Pikërisht për të shprehur vlerësimin ndaj punës së mjekëve, restorant “Oda e Hasan Beut”, pranë fshatit Krahës të Tepelenës, ka gatuar një vakt falas për ta dhe gjithë personelin shëndetësor në Gjirokastër, Tepelenë e Memaliaj.
©argjiroja.net