Drejtuesi politik i PS, Bledi Çuçi, ka publikuar pamjet e restaurimit të kishës së Shën Mërisë në Peshkëpi të Dropullit, teksa shkruan se kurrë më parë se gjatë këtyre 8 viteve nuk janë bërë kaq shumë investime për mbrotjen e trashëgimisë tonë kulturore.
“Kisha e Shën Mërisë në Peshkëpi të Dropullit, një nga monumentet me vlera të rralla të arkitekturës bizantine, sot është e rilindur dhe në shërbim të turizmit pas restaurimit të plotë që i bëmë. Bashkë me monumente të tjera në qarkun Gjirokastër krijojnë një ansambël fantastik për turizmin kulturor. Asnjëherë më parë nuk janë bërë kaq shumë investime në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore sesa janë bërë gjatë 8 viteve të qeverisjes tonë. Do të vazhdojmë të punojmë edhe mandatin e tretë sepse e ardhmja është këtu”, shkruan Çuçi.