Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, ka mbledhur Shtabin e Emergjencave në Qarkun Gjirokastër ku është disktutuar për koordinimin e punës në menaxhimin e situatës së krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit. Sipas tij sot kemi një gjendje stabël falë shumë investimeve që janë kryer në zonat problematike, por edhe për shkak të angazhimit të të gjitha strukturave shtetërore.
“Sidoqoftë jemi në gatishmëri të plotë dhe në alert për çdo situatë eventuale”, thotë Çuçi.
Gjatë mbledhjes ai ka përmendur edhe faktin se në të kaluarën vetëm aksi Tepelenë-Kakavijë përmbytej disa herë, por sot kemi një situatë tjetër falë investimeve që janë kryer.