• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Republika Islamike e Erdoganit dhe fantazma e Skënderbeut, gazeta greke analizon vizitën e liderit turk në Shqipëri

31/01/2022
Republika Islamike e Erdoganit dhe fantazma e Skënderbeut, gazeta greke analizon vizitën e liderit turk në Shqipëri

Gazetari grek Stavros Tzimas ka analizuar në “Kathimerini” vizitën e Presidentit të Turqisë Erdogan në Shqipëri dy javë më parë, duke e cilësuar atë si “krejt pa emocion”.

Në analizën e tij të titulluar “Erdogani dhe fantazma e Skënderbeu”, gazetari grek i referohet faktit se lideri turk erdhi në Shqipëri pikërisht në ditën e vdekjes së heroit kombëtar të shqiptarëve. Ndër të tjera ai shpreh edhe shqetësimin për ngritjen e raporteve Shqipëri-Turqi në nivelin e partneritetit stragjik, ndërsa thotë se nuk e kupton qasjen e Ramës pro Erdoganit.

Analiza e plote e gazetarit grek në “Kathimerini”:

Vizita e fundit e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në Shqipëri ishte ndryshe nga vizitat e të kaluarës. Sigurisht që kryeministri Edi Rama i bëri respektin e duhur por ajo që u vu re ishte mungesa e emocioneve, të cilat dukshëm nuk ishin të njejta si dikur.

Populli dhe klasa politike u ndanë. Vendimi i Erdoganit për të vizituar Shqipërinë në përvjetorin e vdekjes (17 janar 1468) të Gjergj Kastriotit, heroit shqiptar në luftën kundër osmanëve, u cilësua nga shumë persona si një provokim.

Ndërsa Erdogan vizitoi qytetin e Laçit, ku përuroi apartamentet e reja të financuara nga Ankaraja për shqiptarët që mbetën pa shtëpi nga tërmeti që goditi vendin në 2019, homologu i tij Ilir Meta bëri homazhe në momorialin e Skënderbeut në qytetin e Lezhës.

Ndërkohë, ndryshe nga rastet e mëparshme, autoritetet e Tiranës zgjodhën të mos “fshihnin” statujën e Skënderbeut në sheshin qendror të kryeqytetit gjatë vizitës së Erdoganit. Rama duket se e ka ngritur pozitën e udhëheqësit me prirje islamike të Turqisë duke e cilësuar një partner strategjik kyç.

Mirëpo, sjellja arrogante e këtij të fundit ka nisur të bezdisë popullin shqiptar, të cilët ndihen të fyer nga vizita e presidentit turk ditën e vdekjes së heroit të tyre dhe e kanë cilësuar ardhjen e tij si një njollë në krenarinë kombëtare. Një tjetër kërkesë e diskutueshme e Erdoganit ishte që Tirana të dorëzonte mbështetësit, lëvizjes Gylen të cilën ai e quan një organizatë terroriste dhe që ka një ndikim të rëndësishëm mbi popullsinë e Shqipërisë, dhe në vend të kësaj të zgjidhte një lidership sipas dëshirës së tij.

Komuniteti Musliman kundërshtoi inaugurimin e një xhamie në Tiranë, e cila u financua nga Erdogan. Gjatë konferencës për shtyp, Erdogan tha se marrëdhëniet dypalëshe do të varen nëse Shqipëria dëbon mbështetësit e Gylenit nga vendi.

Ramës iu desh të ndërhynte për të shpëtuar dinjitetin e tij, duke thënë se vendi i tij nuk ka asnjë detyrim ndaj Turqisë. Shqiptarët mund të duan paratë e Erdoganit, por qëndrimi i tij dhe përpjekja për të imponuar besimin e tij fetar ka fyer krenarinë e tyre kombëtare.

Deri më sot, nuk ka ende asnjë shqiptar që ëndërron të jetojë në një republikë islamike të stilit Erdogan –një politikë që presidenti turk ka kërkuar të promovojë (përmes dogmës së Atdheut Blu) në Shqipëri dhe në pjesën tjetër të Ballkanit. Përse Rama kërkon të “lidhë” vendin e tij me Turqinë e Erdoganit, kjo pyetje lë shumë vend për diskutim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Kryesore

Po ndodh/ Omerta është thyer, dikush ka folur për 6 vrasje me pagesë, lëshohen 15 urdhër arreste në të gjithë vendin

27/09/2023
Si u zbulua me dron parcela me kanabis në Memaliaj, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)
Kryesore

Si u zbulua me dron parcela me kanabis në Memaliaj, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)

27/09/2023
Tronditet Tirana, plagoset polici i "Shqiponjave"
Kryesore

Nga Tepelena në Tiranë e Shkodër, 15 të arrestuar në të gjithë vendin, goditet një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë

27/09/2023
E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi (FOTO)
Kryesore

E turpshme/ Tifozët grekë të Olympiakos mbështesin terroristët: Kosova është Serbi (FOTO)

27/09/2023
Shtëpi me shumë pronarë që nuk merren vesh me njëri-tjetrin, si po shkatërrohen monumentet në Gjirokastër
Kryesore

Shtëpi me shumë pronarë që nuk merren vesh me njëri-tjetrin, si po shkatërrohen monumentet në Gjirokastër

27/09/2023
Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)
Kryesore

Çmimi i naftës në rajon, Shqipëria më e shtrenjta (Krahasimi)

27/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Shqipëria po zbrazet, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022

Shpopullimi i frikshëm i Shqipërisë, ulet akoma më tej lindshmëria

28/09/2023

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

27/09/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al